Agjencia Zhurnal.mk

Sela: Mbledhja e Parlamentit nuk varet vetëm nga një individ, ASH është e gatshme për zgjedhje

Shkup, 24 prill – Zhurnal.mk – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot në “Utrinski Brifing” ka folur lidhur me iniciativën për thirrje të seancës në Kuvend, informon Zhurnal.

Siç shprehet Sela, duhet ekspertët të tregojnë se çfarë thotë Kushtetuta lidhur me këtë iniciativë.

“Ne si Aleancë për Shqiptarët para se të fillojë iniciativa për mbledhjen e nënshkrimeve të thirret seanca në Kuvend, unë një ditë më parë kisha deklaratë me të cilën paralajmërova iniciativë deri tek Gjykata Kushtetuese për vendimin e gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa qëllimi ishte mbledhja e Kuvendit, para se gjithash nga aspekte procedurale dhe të respektohet ajo që me Kushtetutë e organizojmë Maqedoninë si shtet. Shteti ynë nuk është presidencial por është parlamentar”, është shprehur Sela.

Ai është i mendimit se Parlamenti duhet të thirret nga ana e Xhaferit, dhe se punët nuk duhet të varen nga individë por se Parlamenti duhet të funksionojë sepse ka peshë më të madhe se Qeveria dhe Presidenti.

“Lidhur me iniciativën, konsideroj se ekspertët duhet të tregojnë se çfarë thotë Kushtetuta. Nga ana tjetër ne duhet të jemi të vetëdijshëm se në çfarë situate ndodhemi. Tani kam një pyetje deri tek ekspertët të cilët mendojnë se nuk duhet të mblidhet Parlamenti – a janë të sigurtë dhe ae dinë se sa do të zgjasë kjo krizë. Unë edhe si mjek që jam nuk mund ta di sa mund të zgjatë kjo epidemi. Hipotetikisht, çfarë nëse ka nevojë që edhe 6 muaj të jemi në një situatë të tillë? Për këtë, duhet të thirret Kuvendi dhe të ketë kontrollë mbi Qeverinë. Unë me Xhaferin nuk kam kontakt. Konsideroj se punët nuk duhet të varen nga individë dhe se Parlamenti duhet të mblidhet dhe të funksionojë me rëndësi më të madhe edhe nga presidenti edhe nga Qeveria”, ka deklaruar Sela.

Aleanca për Shqiptarët siç thotë Sela, është e gatshme të shkojë në zgjedhje, por gjithsesi për momentin, më e rëndësishme është shëndeti i qytetarëve.

“Data e zgjedhjeve dhe zgjdhjet është çështje për të cilën duhet dakorduar liderët politik. Ne tek presidenti u dakorduam të ketë më 12 prill, njejtë u dakorduam se duhet më pas të shtyhen. Ne si parti politike jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje, por nga ana tjetër, më tepër se zgjedhje për momentin është shëndeti dhe jetët e qytetarëve. Këtu nuk ka hapësirë për lojëra politike. Si do ët mbajmë zgjedhje kur nuk kemi asnjë institucion ndërkombëtar për të ndjekur zgjedhjet. Nuk mund të flitet fare për zgjedhje të shpejta. Duhet t’i shohim masat e BE-së, kur do të hapen kufijtë, të vijnë nga OSBE dhe ODIHR, dhe të fillojë procedura”, thotë Sela.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...