Agjencia Zhurnal.mk

Sela: Me deputeten Arta Toçi do të përforcohet pozicioni politik i ASH-së

Shkup, 27 qershor, zhurnal.mk – Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela sot nuk deshi të komentoj vendimin e dorëzimit e mandatit të deputetit nga Vesel Memedi. Ai tha se me këtë veprim po rregullohet një padrejtësi që i është bërë koalicionit të tij, pasi Memedi u zgjodh deputet nga po ky koalicion në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, dhe se ai ja ktheu shpinen ketij koalicioni.

“Postin e deputetit ia ka dhënë populli me votë në 2016 dhe nuk kemi se si i ikim verdiktit të shprehur nga ana e popullit me votë. Veprimin e Vesel Memedit unë nuk kam pse e komentojë, thjeshtë ai dha dorëheqje, mandati i tij ishte mandat nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët”, u shpreh Sela.

Ai mes tjerash tha se kalimi i mandatetit të deputetit tek Arta Toçi do të përforcon pozicionin politik të Aleancën për Shqiptarët dhe do të ngris zërin e opozitës shqiptare. I pyetur nëse ka biseduar me zonjën Toçi nëse do ta pranon mandatin e deputetit, Sela tha se për këtë ka biseduar kur është bërë lista për deputet dhe se nuk ka nevoj të diskutohet.

I pyetur se pse opozita shqiptare gjatë ditës së djeshme ishte pasive gjatë debatit për rikonstruimin e Qeverisë në Kuvend, Sela tha se gjatë ditës së sotme është i katërti në listë dhe se do të shpreh qëndrimet e opozitës shqiptare.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...