Agjencia Zhurnal.mk

Sela nga Kërçova: Jam i bindur se jeni përcaktuar për ndryshim politik

Kërçovë, 8 korrik – Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa me moton “Tash është koha”, sonte e kanë vazhduar fushatën e tyre zgjedhore me promovimin para anëtarëve dhe simpatizantëve në sheshin e qytetit në Kërçovë.

Afrim Gashi, kryetar i Alternativës ka thënë se sonte shikon shqiptar të cilët nuk i takojnë asnjë partie dhe prandaj ka marrë guximin bashkë me Selën të vazhdojnë edhe në të ardhmen bashkë.

“Duhet ta shfrytëzojmë çdo minutë të bindim njerëzit që bashkë të bëjmë ndryshimin. Dilni më 15 korrik, pasi nëse ju nuk votoni do të na parandaloni neve të bëjmë ndryshimin. Më 15 korrik do të ndodhë kthyese historike”, ka thënë Gashi.

Ndërkohë, kryetari i ASH-së, Ziadin Sela në fjalimin e tij para të pranishmëve në Kërçovë ka thënë se numërojnë minutat dhe orët e fitores.

“Kryetari që u thirr në shqiptarët i tradhtoi, i harroi, po shqiptarët zgjedhin kryeministër atëherë kur ata të japin votë, ne kemi qenë edhe në Hasanbeg që ende nuk është i rregulluar, kemi qenë edhe në Shipkovicë dhe atje nuk është vënë asnjë gozhdë, Kumanova është me plagët e Almirit, ne do të luftojmë që çdo shqiptar të marrë shtetësi, ligj për përfaqësim të drejtë, në Kërçovë pothuajse vetëm kryetari i komunës është shqiptar nga ana tjetër 70 për qind e administratës janë të përkatësisë tjetër”, ka thënë Sela.

Të pranishmit i kanë përshëndetur dhe kërkuan votën e tyre edhe kandidatët për deputetë të këtij koalicioni, Syrija Rashidi dhe Remzi Mehmedi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!