Agjencia Zhurnal.mk

Sela nga Kërçova: Ne nuk do t’i largojmë administratorët nga puna, por do t’i sistemojmë dhe do t’i bëjmë udhëheqës

Kërçovë, 26 qershor – Kryetari i ASH-së Ziadin Sela nga Kalaja e Kërçovës tha se nëse koalicioni merr besimin e votuesve dhe vjen në qeveri, nuk do t’i largojnë administratorët nga puna por do t’i sistemojë nëpër vendet e tyre të punës dhe do t’i bëjë udhëheqës.

“Ne nuk do t’i largojnë administratorët nga puna por do t’i sistemojmë nëpër vendet e tyre të punës, ne do t’i bëjmë udhëheqës. Ju si Kërçovarë jeni përballur me zhgënjimin. Ne e përkrahëm kadidatin shqiptar në Kërçovë, ndërsa ata në Strugë u mblodhën për të na rrëzuar, por shqiptarët i kanë kuptuar këta manipulime. Ne do t’i realizojmë ëndërrat e vërteta dhe të mirëfillta. Ne do t’i kthejmë vendet e punës për shqiptarët. Ne do ta ndalim vjedhjen e parave që janë bërë. Ne do të bëjmë që tatimet tuaja të ngelin këtu në Kërçovë. Ne nuk do të lejojmë që djersa e shqiptarëve të shkojë për individë të caktuar për një emër dhe mbiemër. Me 15 korrik ata do të japin llogari” tha Sela.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...