Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Sela: Partitë shqiptare në qeveri nuk na mbështesin për gjuhën shqipe për shtetësinë

Shkup, 4 maj, Zhurnal.mk – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka shpalosur detaje nga ngërçi rreth ligjit për shtetësi. Ai tha se Qeveria kundërshton propozimin e tyre që aplikuesit përveç gjuhës maqedonase, të kenë mundësi që të fitojnë shtetësinë edhe me gjuhën shqipe.

Në këto bisedime, Sela tha se nuk ka mbështetjen e partive shqiptare në Qeveri.

“Fatkeqësisht partnerët shqiptarë që janë pjesë e Qeverisë, të paktën nuk e kundërshtojnë kryeministrin kur unë bëj betejë për gjuhën, te ai neni 7, pika e gjashtë të Ligjit për nënshtetësi në të cilën tani thotë se aplikuesit që e marrin me natyralizim shtetësinë do të duhet ta njohin gjuhën maqedonase.

Neve kemi propozuar që ta njohin njërën nga gjuhët zyrtare. Tani e fundit kemi dërguar një definicion tjetër, të njohni gjuhën maqedonase ose gjuhën që e flasin 20% e qytetarëve në kllapa gjuhën shqipe.

Dhe fatkeqësisht ne si opozitë shqiptare kemi ngelë vetëm dhe një moment ju kam thënë urdhëroni bëni dhe ju punën tuaj”, deklaroi Sela.

Postime të ngjashme

Interesimi i ulët i qytetarëve për të udhëtuar në Greqi

R Zh

Edhe Ali Ahmeti uron ekipin e futbollit “Shkendija”

R Zh

Sela: Tre klube shqiptare do ta përfaqësojnë RMV-në në garat evropiane

R Zh

Kasami uron Shkëndijën: Ditë e madhe për futbollin shqiptar në Maqedoninë e Veriut

R Zh

Shkëndija merr trofeun, festë kuqezi në Tetovë

R Zh

VMRO–DPMNE për kongresin e LSDM-së: Nuk merremi me LSDM, kanë dështuar

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...