Sela pritet të takohet sot me Ramën dhe Begajn

nga Xh M

Tiranë, 7 prill – Kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët, Zijadin Sela, sonte pritet të zhvillojë takime të rëndësishme në Tiranë me udhëheqësit më të lartë të shtetit shqiptar. Burime të sigurta bëjnë të ditur se Sela do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, si dhe me presidentin e Republikës, Bajram Begaj.

Takimet vijnë në një moment delikat për skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që zhvillimet e fundit kanë sjellë tensione të reja mes partive politike shqiptare atje.

Nuk dihen ende detajet e agjendës së këtyre takimeve, por besohet se do të diskutohet rreth bashkëpunimit rajonal, përfaqësimit politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe sfidave aktuale me të cilat përballen partitë shqiptare në këtë shtet.

Vizita e Selës në Tiranë shihet si pjesë e një përpjekjeje për të forcuar lidhjet politike ndërshqiptare dhe për të siguruar mbështetje në prag të zhvillimeve të reja politike në vend.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More