Maqedoni

Sela priti ambasadorin e Shqipërisë, Reka në selinë e ASH-së

Zhurnal Ads

Shkup, 14 shtator – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela sot në selinë partiake në Shkup ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Reka.

Siç mësohet temat kryesore të këtij takimi kanë qenë zhvillimet aktuale në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut si dhe në rajon, zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut si dhe ballafaqimi me pandeminë.

Kreu i ASH-së, Ziadin Sela përmes profilit të tij në rrjetet sociale ka informuar për takimin.

“Sot, në selinë e Aleancës për Shqiptarët, kisha nderin që të kem mysafir Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, z. Fatos Reka. Me ambasadorin Reka, temë e bisedës sonë ishin situata aktuale politike në Shqipëri dhe në RMV dhe rajon, zgjedhjet e fundit tek ne, si dhe ballafaqimi me gjendjen dhe menaxhimin e Covid 19 nga ana e të dyja shteteve.”, thuhet në njoftimin e bërë nga Sela.

Postime të ngjashme

Trend në rënie e numrit të aksidenteve, viktimave dhe të lënduarve

admin

Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për “Target-Fortesa”

Z H

Restorantet të gatshme vullnetarisht të mbyllin lokalet për dy javë

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...