Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Sela realizon takim me ambasadoren britanike: Vetoja bullgare me pasoja për qytetarët dhe shtetin

Zhurnal Ads

Shkup, 24 nentor – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela sot ka zhvilluar një bisedë online me Ambasadoren e Britanisë së Madhe në Shkup Ambasadoren Rachel Gallowey.

Gjatë këtij bashkëbisedimi Kryetari Sela me Ambasadoren Gallowey kanë folur për situatën politike në vend.

Ballafaqimi me pandeminë i kësaj Qeverie me shëndetin publik të qytetarëve, si dhe sfidat për ta tejkaluar gjendjen e vështirësuar ekonomike e qytetarëve kanë qenë shqetësimet të cilat Kryetari Sela i ka shprehur Ambasadores Rachel Gallowey.

Kryetari Sela e ka informuar Ambasadoren Gallowey edhe për qëndrimin e ASH të shprehur për formimin e Qeverisë së zgjeruar e cila do të ishte gjithëpërfshirëse për t’u ballafaquar edhe me pandeminë, por edhe me problemet politike pas Vetos Bullgare për fillimin e hapjes së negociatave me BE-në, me arsyetimin se kjo veto mund të sjellë pasoja politike të cilat në një kohë krize ekonomike të shkaktuar nga Pandemia do të ishin të papërballueshme për qytetarët e RMV.

Kryetari Sela ka falënderuar ambasadoren e Britanisë së madhe znj. Rachel Gallowey për kontributin e sai edhe të Britanisë së madhe në aspektin e funksionimit të shtetit ligjor, reformave ne drejtësi si dhe zhvillimit ekonomik të vendit, si parakushte për ta demokratizuar vendin dhe institucionet drejt vlerave perëndimore.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Spasovski takon përfaqësuesit e EurpoeAid për përkrahje të reformave për riorganizim e administratës shtetërore

T E

Gjendja e rrugëve, informacione të rëndësishme nga LAMM

admin

Romët e keqtrajtuar nga policia e fituan RMV-në në Strasburg, shteti do të duhet t’i paguajë atyre nga 7,500 euro

E.E.

Rishikimi i Buxhetit pritet të miratohet në Parlament

admin

Hapja e kufijve pa test PCR, Qytetarët: Vendim i mirë, nuk mund të ndahemi

T E

FMN: Këtë vit rënie e BPV-së në Maqedoninë e Veriut prej 5.4 përqind

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...