Shkup, 20 tetor – Ziadin Sela nga koalicioni opozitarë “Fronti Europian” tha se nuk ka dilema që kjo qeveri do ti bëjë ndryshimet kushtetuese, por kërkon kohë deri në zgjedhjet lokale.
Afati, sipas tij, është menjëherë pas zgjedhjeve lokale, ndërsa vonesat beson se kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i bën që të arrijë t’i fitojë edhe zgjedhjet lokale.
“Nëse pas zgjedhjeve lokale është afatit i fundit kur VMRO-ja duhet ti bëjë ndryshimet kushtetuese, atëher VMRO-DPMNE do të kishte shkuar bashkë me zgjedhjet lokale edhe me ato parlamentare në mënyrë që pasoja politike në përkrahjen e votuesve kur VMRO-ja ti bëjë ndryshimet kushtetuese, të jetë vonë. Më e logjikshme duket që ti ketë katër vite pastaj në dispozicion për ti menaxhuar pakënaqësitë që do krijohen se sa dy vite për të menaxhuar pakënaqësitë që krijohen”, deklaroi Sela në emisionin “Politica” në TV Globi.
