Sela takim me diasporën e Strugës

Strugë, 31 korrik – Kreu i ASH-së, Ziadin Sela ka zhvilluar takim me një pjesë të diasporës nga Struga.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sela ka shkruar se diaspora me shpirt, zemër dhe kontribut gjithmonë kanë qenë me Strugën, por jo gjithmonë ka marrë respektin që ka merituar.

Ndajmë të njëjtin shqetësim për vendlindjen dhe popullin tonë. Si gjithmonë edhe tani, diaspora e Strugës jo vetëm që nuk qëndron anash, por është mëse e vendosur për të kontribuar. Ne kemi obligim që t’ua hapim rrugën dhe t’ua mundësojmë atyre të kontribuojnë dhe investojnë në zhvillimin e vendit që e duan aq shumë“, ka shkruar mes tjerash kreu i ASH-së, Ziadin Sela.

Akoma nuk dihet cili do të jetë kandidati i opozitës për Strugën, por si asnjëherë më parë pas dështimeve të kreut aktual të komunës, Ramiz Merko, Struga duket të jetë ndër komunat e para ku opozita shqiptare shpreson fitoren madje që në raundin e parë.

Related posts

Sot 26 viktima dhe 722 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

D V

Fondacioni gjerman Konrad Adenauer trajnon kandidatët e Aleancës për Shqiptarët

Redaksia

Kryeministri bullgar Janev: S’do ketë ndryshim të qëndrimeve në raport me Maqedoninë e Veriut

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More