Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Sela takohet me ambasadorin David Gee

Shkup, 3 mars, Zhurnal.mk – Sot, në zyrat Delegacionit të BE-së në Shkup, pata takim me Ambasadorin David Geer.

Ambasadorin Geer e informova në lidhje me iniciativën e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, për të kërkuar mision evropian për rishqyrtim të rasteve të montuara politike dhe të korrupsionit të nivelit të lartë në Maqedoninë e Veriut.

Ambasadorit i dorëzova kërkesë zyrtare drejtuar Komisarit për fqinjësi dhe zgjerim te Komisionit Europian z.Oliver Verhelyi për të mobilizuar urgjentisht një iniciativë gjithëpërfshirëse evropiane për shtetin e së drejtës, përfshirë riaktivizimin e Grupit Priebe, një mision këshillues për shtetin e së drejtës me një mandat të qartë të përqendruar në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë dhe rastet e montuara politike, misione “peer review” për monitorim të reformave në gjyqësor dhe monitorim të proceseve në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë.

Në këtë takim, me Z. Geer bashkëbiseduam edhe për nivelin e lartë të korrupsionit në vendin tonë, gjë të cilën e konfirmojnë vazhdimisht raportet ndërkombëtare si ai i Transparency International më 28 janar të këtij viti. Me Ambasadorin, bashkëbiseduam gjithashtu për përmbajtjen skandaloze të teksteve shkollore dhe nevojën urgjente për ndryshimin e tyre, si dhe iniciativën e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës mbi ndryshimin e Ligjit për shtetësi.

Postime të ngjashme

Xhaferi uron besimtarët myslimanë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Z H

Komiteti i Helsinkit: Ekzistojnë mundësi ligjore për marrjen e shtetësisë

B L

MSH: Në laboratore ka mjaftueshëm teste dhe reagense për Kovid19

B L

Shilegov: Me BRT projektin do të përfitojnë të gjithë qytetarët

Z H

Zaev e Spasovski u’a urojnë muajin e Ramazanit besimtarëve musliman

Z H

Qeveria do ta mbajë seancën e 65-të

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...