Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

nga Redaksia

Shkup, 21 prill – Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha se ka pasur vetëm një bisedë telefonike. Sela thotë se Taravari ka realizuar 2-3 takime me Ahmetin dhe se ai ka qenë i informuar për këto takime.

“Muhabetet kanë folur në telefon. Se unë nuk di ku nisën e vërteta dhe gënjeshtra. Por kush e ka thënë? Arbeni. Po unë po them se nuk janë biseda në telefon, se unë jam i informuar, por janë takime. 2 ose 3 takime që i kanë bërë bashkërisht z.Ahmeti dhe z.Taravari, kështu që nuk është bisedë në telefon. Gazetari: E keni ditur, apo ju kanë kanë treguar? Jo e kam ditur. Dmth ju ka thënë z.Ahmeti se ka me u pa me Arbenin? Po, po”, tha Sela.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More