Sela thotë se do të ketë qeveri të re pas zgjedhjeve lokale, ja pse

Shkup, 13 tetor – Ziadin Sela, ka lënë të hapur idenë për një shumicë të re parlamentare pas zgjedhjeve lokale në vend.

Lideri i ASH-së, ka thënë në “Magazina Ekonomike” se, LSDM dhe BDI, do të humbin zgjedhjet, dhe sipas tij, me këtë e humbin çdo kredibilitet moral për të vazhduar dhe qeverisur me popullin. Pikërisht për këtë, sipas Selës, pritjet e opozitës janë që të ketë qeveri të re.

“Shumica e re parlamentare është e mundshme, sepse LSDM dhe BDI, do të humbin zgjedhjet, dhe me këtë e humbin çdo kredibilitet moral për të vazhduar dhe për të qeverisur me popullin. Atyre do u merret pushteti ditën e zgjedhjeve lokale dhe pritjet e opozitës janë që të ketë qeveri të re – shumicë të re parlamentare”, u shpreh Sela.

Related posts

Disa pjesë të Shkupit, sot dhe nesër pa energji elektrike

Redaksia

Në vendkalimin kufitar Tabanocë pritet 30 – 45 minuta

D V

Kodra e Diellit një “bukuroshe e fjetur”, politikanët me premtime si “përallat për fëmijë”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More