Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Sela: Tre klube shqiptare do ta përfaqësojnë RMV-në në garat evropiane

Shkup, 16 maj , zhurnal.mk – Shkëndija e Tetovës mori zyrtarisht kupën e kampionit të Maqedonisë së Veriut, trofe të cilin e fiton për herë të katërt në histori.

Me këtë rast vjen urimi nga kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

“Edicioni 2020/2021 i Ligës së parë të Maqedonisë së Veriut do të mbahet mend një kohë të gjatë nga dashamirët e futbollit në vendin tonë.

Xhiroja e fundit, e mbaruar sot, gjen në podium tre klube shqiptare të cilat do të përfaqësojnë vendin në garat evropiane sezonin e ardhshëm.

Podiumit natyrisht i prinë KF Shkëndija, që ishte shpallur kampion katër xhiro para përfundimit të sezonit, pasuar nga FC Shkupi dhe FC Struga Trim Lum.

Udhëheqësve, stafit dhe djelmoshave të Shkëndijës, në pamundësi për të qenë prezent në festën e tyre, u uroj edhe njëherë titullin e katërt të kampionit.

Urimet e mia të ngrohta shkojnë gjithashtu për FC Shkupin që konfirmon statusin e saj si pretendent serioz për vendin e më të mirit dhe, natyrisht, për skuadrën e qytetit tim, FC Struga Trim Lum që ka arritur një sukses historik vetëm gjashtë vite pas themelimit.

Ky sukses i jashtëzakonshëm i futbollit shqiptar në vend, dëshmon se edhe përkundër mungesës së investimit shtetëror, puna sjell rezultate, madje edhe për vetë shtetin pasi që kjo punë e palodhshme e klubeve shqiptare, në masë të madhe sqaron edhe kualifikimin e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në kampionatin evropian të futbollit, për herë të parë në historinë e vendit.

Urime tifozëve dhe urime djelmoshave të tre klubeve shqiptare. Vazhdoni të na bëni krenar edhe në Evropë!”, thuhet në urimin.

Postime të ngjashme

Qeveria emëron Muharrem Asanin, zëvendësdrejtor në Dogan

R Zh

Kryetari i Sarajit Blerim Bexheti njofton se nënshkruan kontratën për rikonstruktimin e rrugës kryesore

R Zh

Digjet deponia e egër në Labunisht, banorët në hall po helmohen nga tymi dhe gazrat

Dafina Vidishiqi

Zbulohen 13 emigrantë në autostradën Kumanovë – Tabanoc

Dafina Vidishiqi

Bisedimet për Kodin Zgjedhor, drejt dështimit

Dafina Vidishiqi

Zaev: Pro listave të hapura për këshilltarët

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...