Sela: Zaev tenton të fajsojë stafin mjeksor dhe ta shpëtojë Filipçen, ka pesë arsye për përgjegjësi

Shkup, 5 tetor – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, nga tubimi në Haraçinë, ka akuzuar kryeministrin Zoran Zaev, se përfundimisht, sipas tij ka dëshmuar se nuk i trajton të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë, por mbron vetëm funksionarët e tij partiak. Duke komentuar vendimin për të mos pranuar dorëheqjet e ministrit dhe zëvendës ministrit të Shëndetësisë, Sela tha se Zaev dëshiron që për tragjedinë në Tetovë, fajin t’ua hedh stafit mjeksor, me qëllim që ta shpëtojë ministrin e tij. Përveç kësaj, kreu i ASH-së, ka dhënë pesë arsye për të cilat ai tha se përgjegjësi duhet të mbajnë Qeveria, Komuna e Tetovës dhe drejtoria e spitalit.

 

“E pra për të më tepër rëndësi paska Filipçja, sesa ka rëndësi ngushllimi që duhet ta kenë familjarët e 14 viktimave të djegur për së gjalli dhe del e na flet sot që spaska përgjegjësi as ministry shëndetësisë, as zëvendës ministry, as drejtori e as kryetarja e komunës së Tetovës. Dhe e dini se ku do ta kërkojë përgjegjësinë ky njeri I ndytë. Do të mundohet te ata që me me mish e me shpirt mundohen tu ndihmojnë pacientëve, te personeli mjeksor I Tetovës që nuk ka pikën e fajita. Shumë janë elementet për të cilët deri sot prokuroria do të duheshte të veprojë. Një 11 vite drejtor I cili është ushtrues detyre. Dy kryetarja e komunës atje që nuk ka bërë pranim teknik të spitalit, dhe leje nuk ka dhënë akoma për objektin, ndërkohë që me ligj për çdo object në territorin ekomunës leje jep komuna. Tre mungesa e murreve ndarëse të objekteve që do të ndalonte përhapjen e zjarrit. Katër mungesa e parateve për fikjen e zjarrit dhe sot ata njerëz do të shpëtonin”, tha Sela.Reklame

Arsyeja e pestë, sipas Ziadin Selës është prezenca e familjarëve të pacientëve në ambientet e qendrës modulare, që ka ardhur si pasojë e mungesës së stafit mjeksor. Kjo shtoi ai është përgjegjësi e drejtëpërdrejtë edhe e kryeministrit Zoran Zaev. Kreu i opozitës shqiptare u zotua se për djegjen e 14 qytetarëve në Tetovë do të ketë përgjegjësi edhe përkundër, siç u shpreh ai, tentimit për të fshehur të vërtetën.

Related posts

Priten temperatura mbi 40 gradë celsius në Maqedoni

D V

Pajtim Thaçi: Ikja e të rinjve – problemi më i madh i vendbanimeve tona

D V

Bullgaria shkon në zgjedhje të reja

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More