Selami u bën thirrje qytetarëve: Hapni derën dhe regjistrohuni!

Shkup, 5 shtator – Zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror për Statistik Ilmi Selami nëpërmjet mediave u bëri thirrje qytetarëve që të mos i dëgjojnë thirrjet për bojkot, por të të hapin dyert dhe të regjistrohen, transmeton TV21.

 

“Filloi uragani i regjistrimit të vitit 2021 sot në të gjitha 50 rajonet në Maqedoninë e Veriut, në ora 08:00 ka filluar regjistrimi dhe do të vazhdojë deri më 30 shtator. Gjatë këtyre ditëve do t’ju trokasin në derë regjistruesit të cilët janë të autorizuar nga ana e Entit Shtetëror për Statistikë. Më e mira është të hapni derën të pranoni regjistruesit dhe të regjistroheni. Ky është një proces i cili shkon në interes të të gjithve. U bëj apel që të mos i dëgjoni thirrjet për bojkot që të mos i hapni dyert, por ta bëni të kundërtën hapni dyert në mënyrë festive të bëni regjistrimin, sepse ky është një akt patriotik me të cilën në Maqedoninë e Veriut pas 20 vitesh do të bëjmë regjistrimin e suksesshëm”, u shpreh Ilmi Selami – zëvendësdrejtor i Entit Shtetëror për Statistikë.

Kujtojmë që në Maqedoninë e Veriut regjistrimi i popullsisë po bëhet pas pothuajse 20 vitesh.

Related posts

Stevco Jakimovski do të kandidojë përsëri për kryetar të Karposhit

N E

Oliver Spasovski: Ne jemi të përkushtuar për zgjidhjen e shpejtë të situatës në Tetovë

N E

Simovski: ESHS nuk mund të vendos për shtyrjen e regjistrimit

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com