Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Selena Gomez shënon sukses në top-listën e këngëve më të mira latine

Kënga e yllit amerikan të muzikës, Selena Gomez, e sjell në bashkëpunim me reperin latin Rauw Alejandro, “Baila Conmigo”, ka arritur të pozicionohet e katërta në top-listën muzikore “Billboard” në kategorinë e këngëve më të mira latine.

Sipas të dhënave të fundit, bashkëpunimi i parë mes dy artistëve i ka arritur 6.1 milion shkarkime online në Shtetet e Bashkuara, dhe 3 mijë shitje në javën e parë të lansimit, nga studioja incizuese “Interscope Records”.

Kënga e gjitha në gjuhën spanjolle renditet e para në listën e këngëve më të latine në platformat digjitale dhe e treta në listën e këngëve më të shkarkuara latine.

Ky projekt i fundit muzikor i Gomezit, po ashtu ka arritur suksese të jashtëzakonshme në radiostacione, si dhe renditet e 23-ta në top-listën “Latin Airplay”.

“Baila Conmigo” vjen pas videoprojektit “De Una Vez” të cilin Selena e lansoi para 3 javësh, dhe e cila po ashtu u radhit në vendin e katërt të top-listës “Billboard”. Ato e paralajmërojnë albumin e ardhshëm të këngëtares, me titull “Revelación”, që njëherësh është albumi i parë i saj i realizuar i tëri në gjuhën spanjolle.

“E dija që doja një zë mashkulli në ‘Baila Conmigo’, dhe e dashuroj zërin e Rauw. Mendoj që ai i sjell këngës seksualitetin e duhur,” ka thënë Gomez për revistën “Billboard”. “Më duhet ta pranoj që reagimi i publikut ndaj dy këngëve më ka habitur. Kam vënë zemrën dhe shpirtin tim në këtë projekt dhe doja që të ishte i përkryer, andaj jam shumë falënderuese,” ka thënë tutje këngëtarja.

Kjo është hera e tretë që 28-vjeçarja Gomez, e shënon një sukses të këtillë në top-listën e këngëve më të mira latine. Përveç këngëve “De Una Vez” dhe “Baila Conmigo”, këngëtarja kishte debutuar në top-dhjetëshen e kësaj top-liste në vitin 2018, me hitin “Taki Taki” të realizuar në bashkëpunim me yjet, Ozuna, Cardi B dhe DJ Snake.

Ndërsa Rauë Alejandro këtë sukses më herët e kishte arritur me hitet, “La Nota” dhe “Tattoo”.

“Me të hyrë në studio për ta incizuar këngën, e dija se ajo do të shndërrohej në një hit. ‘Baila Conmigo’ e ka një tingull unik. Unë jam shumë mirënjohës për mbështetjen që na e kanë dhënë fansat. Gjithashtu jam falënderues ndaj Selenas, që më ftoi si mysafir në këtë këngë të jashtëzakonshme”, ka deklaruar Rauw Alejandro për “Billboard”.

Producent të këngës “Baila Conmigo” janë: Tainy, Albert Hype, Jota Rosa dhe NEON16.

Këngëtarja dhe aktorja e famshme botërore, Selena Gomez, tashmë është fokusuar në albumin me muzikë në gjuhën spanjolle. Këtë e ka bërë të ditur përmes një interviste të fundit, derisa zbuloi se realizimin e këngëve e ka bërë gjatë pandemisë.

“Gjatë procesit, ne e kemi regjistruar pothuajse të gjithë mini-albumin me ‘Zoom’”, është shprehur ajo.

Gomez gjithashtu zbuloi se sa ka pasur dëshirë që të punojë me artistë nga Venezuela, sikur Elena Rose. Kjo e fundit sipas Selenës është një tekstshkruese e mrekullueshme, që e kupton edhe zemrën e saj.

Kujtojmë se album me titull “Revelación”, do të lansohet në platformat digjitale më 12 mars të këtij viti.

Postime të ngjashme

Rihanna dhe A $ AP Rocky qëndrojnë gjithë natën në një studio muzikore dhe dalin në orët e para të mëngjesit

D V

Flokë kaçurrele e grim perfekt, Mimoza Shkodra mahnit me dukjen

D V

Dua Lipa publikon klipin “Demeanor”, në bashkëpunim me artistin e ndjerë Pop Smoke

D V

Përmes fotografive të fundit, Aurela Hoxha konfirmon së është bërë nënë për herë të parë

D V

Rita Ora guxon dhe eksperimenton me kombinimin drastik në tapetin e kuq të “Los Angeles Art Show”

D V

Shakira rrezikon të shkojë në burg, akuzohet për 6 vepra penale

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...