Agjencia Zhurnal.mk

Selimi: Deputetët e LDK’së po e tradhëtojnë votuesin, po e shtyjnë përpara planin e Thaçit

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se LDK’ja po e organizon mocionin për rrëzimin e Qeverisë në një kohë shumë të vështirë për Kosovën.

Sipas Selimit, në synimin për rrëzimin e Qeverisë, LDK’ja është bërë bashkë me të gjithë kundërshtarët e qeverisë.

Deputeti i Vetëvendosjes iu është drejtuar edhe deputetëve të LDK’së duke iu thënë se po e braktisin interesin e qytetarëve dhe po pranojnë të shtyjnë përpara projektin e presidnetit Hashim Thaçi për marrëveshje me Vucicin, raporoton Express.

Përveç tjerash, Selimi ka thënë se është e pavërtetë që SHBA’të kanë vendosur sanksione ndaj Kosovës dhe se LDK’ja e ka iniciuar mocionin shkaku i shkakrimit të Agim Veliut.

Sipas tij e gjithë kjo po bëhet nga krejt dikush tjetër.  Në fund Selimi ka thënë se LDK’ja po e mban Thaçin në lojë, ashtu siç e ka zgjedhur president.

“Shihemi në përballjet e radhës”, ka përfunduar Selimi.

“LDK’ja sot bashkë me aleatët e vjetër po kërkojnë mocion mosbesimi në kohën më të vështirë për Kosovën. Pra kërkojnë rrëzimin e qeverisë kur bota po vazhdon sërish të përballet me këtë pandemi. LDK nuk ka zgjedhur aleat tjetër përvec kundërshtarëve të kësaj qeverie. Të ndëruar deputetë, sidomos ju thirrësit e kësaj séance. Ju edhe mund ta braktisni interesin e qytetarëve, ju edhe mund ta tradhtoni votuesin tuaj, ju mund edhe ta pranoni e shtyni përpara projektin e Thacit dhe Vucicit drejt një marrëveshje, që po na pret.

Por kurrë nuk do të mund të na mposhtni, por do të takohemi prap, në zgjedhjet që po I shkaktoni ju. E kur të takohemi në zgjedhje, thirreni Thacin e Vucicin t’ua bëjnë votat .Është e pa saktë që ka sanksione nga Amerika. Ato janë një trillium. Nuk është aspak e vërtetë që arsyeja kryesore e thirrjes se seancës është shkarkimi i një prej ministrave.

Kjo seance është thirrur përtej jush. LDK nuk vazhdon ta ketë problem Thacin, përkundrazi ashtu sic e keni zgjedhur, ashtu edhe po tentoni ta mbani në lojë. Më mirë të tradhtuar se sa të tradhtojmë. Shihemi në përballje tjera”, ka thënë Selimi./Express/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...