Agjencia Zhurnal.mk

Selmanaj: Ekipi Turistik nuk mund të bëhet asesi delegacion shtetëror

Prishtinë, 27 qershor – Zhurnal.mk – Gjykata Kushtetuese e Kosovës përmes një aktgjykimi e ka shpallur Ekipin Negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë antikushtetues.

Pas këtij vendimi ka reaguar deputeti i opozitës, Driton Selmanaj.

Rastin në Gjykatën Kushtetuese e kishin parashtruar deputetët Driton Selmanaj, Albulena Haxhiu dhe 30 deputetë të tjerë.

Deputeti i LDK-së përmes Facebookut ka thënë se ky vendim i Gjykatës Kushtetuese ishte i pritshëm.

“Gjykata Kushtetuese e shpallë jo kushtetues Ligjin për Detyrat, Përgjegjësitë dhe Kompetencat e Delegacionit Shtetëror. Me këtë e shpallë jokushtetues edhe Ekipin e Shpendit&Fatmirit me akrabat e tyre”

Selmanaj e ka quajtur Delegacionin Shtetëror për bisedime me Serbinë të kryesuar nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti si Ekip Turistik.

“Ju kemi thënë herët, Ekipi Turistik nuk mund të bëhet asesi Delegacion Shtetëror.Për vendime shtetërore duhen burrështetas. Shteti nuk bëhet me aventurier” ka shkruar Selmanaj.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...