Kosovë

Selmanaj: Përçarja e thellë politike u reflektua edhe në temën e të pagjeturve

Zhurnal Ads

Prishtinë, 21 nëntor, Zhurnal-ks –  Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rasim Selmanaj ka reaguar ndaj përplasjeve të fundit në mes deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci dhe atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës, përkatësisht zëvendëskryeministrit të qeverisë, Driton Selmanaj. 

Përmes një statusi në Facebook, Selmanaj ka thënë se në cilëndo rrethanë është me deputetën e LVV-së, Saranda Bogujevcin, madje edhe kur ajo mund ‘të gabojë’ qasjen se si e shtron çështjën e të pagjeturve, që rrjedhimisht është plagë e saj, por edhe e Kosovës.

“Shpirtërisht, si njeri e si shqiptar, në këtë temë jam me Ty Sarandë!”, ka shkruar Selmanaj.

Selmanaj ka thënë se është irrutuese për të dhe qytetarët përqarja e thellë politike në Kosovë.

“Ajo që sot është irituese për çdo qytetar, pra edhe për mua, është përçarja e thellë politike, që fatkeqësisht po reflekton edhe në tema nacionale, e për më keq, kjo u reflektua edhe në temën e të pagjeturve”, ka shtuar Selmanaj.

Postime të ngjashme

Nuk respektuan masat antiCOVID, policia dënon 566 persona

admin

Vazhdojnë ndëshkimet për ata që nuk respektojnë masat anti-COVID

admin

Hoti kërcënohet me djegie, nëse do ketë përsëri mbyllje totale të vendit

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...