Agjencia Zhurnal.mk

Selmani: Arratisjen e Gruevskit e ndihmoi mungesa e vullnetit politik për të vënë në funksion shtetin ligjor

Shkup, 16 maj – Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, njëherit deputet në Parlamentin e vendit, Nikolla Gruevski, i arratisur në Hungari për gjashtë muaj, nuk është aktiv në punën e Parlamentit.

Shumica parlamentare në Maqedoninë e Veriut, vlerëson se janë plotësuar të gjitha kushtet që t’i merret mandati i deputetit për shkak të mungesës pa arsye në Parlament.

Por, VMRO DPMNE bën të ditur se deputetët e kësaj partie nuk do të votojnë për heqjen e mandatit të deputetit, Nikolla Gruevski.

Sipas partisë maqedonase në opozitë, VMRO DPMNE e cila drejtohej nga ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruevski, ky i fundit me arsye mungon në seancat parlamentare dhe për këtë arsye në asnjë mënyrë nuk duhet t’i hiqet imuniteti i deputetit.

Social-demokratët e kryeministrit Zoran Zaev njëherësh kanë theksuar se Prokuroria duhet sa më parë të jap përgjigje para opinionit rreth hetimit për arratisjen e Gruevskit nga shteti, si dhe kanë kërkuar që Gjykata Supreme të vazhdojë të mos i heqë vendimin për dënim me burg.

Por, ekspertët juridik thonë se ishte pikërisht ujdia e strukturave udhëheqëse të shtetit me Gruevskin ajo që kontribuoj në arratisjen e këtij të fundit.

“Nëse analizohet pjesa kushtetuese, ajo pjesa ligjore sa i përket imunitetit të deputetit, rregullorja e Kuvendit është shumë koncize. Por, Maqedonia e Veriut ka një problem politik, si gjithmonë krijon huti fillimisht në vetvete dhe pastaj opinionin ku gjithmonë fajësinë për moszbatimin e ligjeve ua lënë zbrazëtirave ligjore”, thotë për REL, Bashkim Selmani, njohës i çështjeve juridike.

Sipas tij, Gruevski nuk shpëtoi nga burgu falë zbrazëtirave ligjore, por arratisjen e tij e ndihmoi mungesa e vullnetit politik për të vënë në funksion shtetin ligjor.

Ndryshe, ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, nga shteti u arratis para gjashtë muajve përkatësisht në nëntor të vitit të kaluar pasi Gjykata Penale i shqiptoi dënim me burg prej dy vjetësh për shkak të aktiviteteve kriminale.

Autoritet e Hungarisë akoma nuk i janë përgjigjur kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë së vendit për ekstradimin e Gruevskit në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që Hungaria si shtet ka miratuar kërkesën e Gruevskit për marrjen e azilit në këtë shtet.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...