Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Selmani: Deklarata e Mickoskit jep indikacionet e para të rrezikut dhe anulimin e regjistrimit

Shkup, 1 prill, Zhurnal.mk – Profesori Universitar, Bashkim Selmani në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, tha se deklarata e kreut të VMRO-së, Hristijan Mickoski se diaspora vetëm se po evidentohet dhe jo regjistrohet, kjo jep indikacionet e para të rrezikut dhe anulimin e regjistrimit për të kërkuar rrugë alternative që të injorohet realiteti i shqiptarëve, shkruan Zhurnal.mk

“Politika dhe relacionet politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, janë në fazë të komplikuar me të panjohura për opinionin publik, kjo alencë mes VMRO-LSDM prish besimin dhe ka krijuar mosbesim me rreziqe të panjohura dhe krijon rikthimin e raporteve ndërnacionale në pikën zero.

“Kjo deklaratë jep indikacionet e para të rrezikut dhe anulimin e regjistrimit për të kërkuar rrugë alternative që të injorohet realiteti shqiptar.”, tha Selmani për Zhurnal.mk.

Ndryshe kryetari i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në emisionin “Click Plus”, TV21 ka përsëritur qëndrimin e tij, se për momentin bëhet kryerje e evidentimit të diasporës, dhe jo regjistrim i saj.

Ai këtë e ka theksuar në intervistën në Klik Plus në TV21. Edhe pse në ligj thuhet diaspora vetregjistrohet, Mickoski thotë se ka vetëm evidentim, pasi që sipas tij, regjistrohet popullsia që jeton në vendin tonë.

“Ne për momentin po bëjmë evidentim të diasporës, pasi popullsia që jeton në vendin tonë, ajo regjistrohet, kjo së paku është edhe në bazë të standardeve të Eurostatit”, tha Mickoski.

Postime të ngjashme

Premtime të rrejshme me afatet për kontestin maqedono-bullgar

R Zh

Carovska mori pjesë në promovimin e studentëve të diplomuar të gjeneratave të reja në Universitetin e Evropës Juglindore

R Zh

Regjistrohen 21 persona me Kovid-19, një i vdekur dhe shtatë të shëruar

R Zh

Spasovski: Ballkani në BE më lehtë do ta mbrojë Evropën nga krimi

R Zh

Kryeministri Zaev hap zyrë në Strumicë për takime me qytetarë

R Zh

Angelovska-Bezhoska: Rritja e produktivitetit, investimi në kapitalin njerëzor, reformat strukturore dhe digjitalizim për rritje stabile ekonomike

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...