Agjencia Zhurnal.mk

Selmani: Këshilli gjyqësor ka filluar të funksionon dhe të përballet me realitetin

Shkup, 28 janar, zhurnal.mk – Këshilli Gjyqësor në seancën e djeshme shkarkoi një gjykatës për shkak kryerjes joprofesionale dhe të pa ndërgjegjshme të funksionit gjyqësor, ndërkaq për tre gjykatës është ndërprerë procedura, kurse për një gjykatës vendimtare është të plotësohet raporti me të dhëna që janë të nevojshme që të mund Këshilli të vendos. Por a po merrë frymë/drejtim gjyqësori drejtë një pavarësie, apo ende kanë ndikim partitë politike në vendimet e gjyqësorit?

Profesori universitar, Bashkim Selmani për Zhurnal këtë vendim të këshillit gjyqësor e cilëson si të vonshëm sepse qytetarët tanimë një kohë të gjatë kanë pasur vërejtje ndaj sistemit gjyqësorë në vend.

Selmani thotë se prap se prap kjo është një shenjë e mirë dhe se Këshilli Gjyqësorë ka filluar të përballet me realitetin.

“Nëse shikohet hierarkia gjyqësore këshillit gjyqësor ka një autorizim për verifikim të punës së gjyqësorit por është hap i vonuar. Si do që të jetë që nga momenti kur kanë filluar të hetojnë gjykatësit që nuk kanë kryer punën si duhet dhe me vërejtjet e përditshme që kanë bërë qytetarët ndaj gjyqësorit është dashur të reagohet, por prap se prap kjo është shenjë e mirë që Këshilli Gjyqësor më në fund ka filluar të funksionon dhe të përballet me realitetin. Edhe këshilli gjyqësor ka qenë i ngulfatur nga presionet politike. Pa funksionuar sistemi gjyqësor nuk do të kemi as shtet”, ka deklaruar për Zhurnal, profesori universitar, Bashkim Selmani.

Kryetari i Këshilli Gjyqësor, Kiro Zdravev deklaroi se nuk mund të thotë se cili gjykatës është shkarkuar, sepse opinioni është përjashtuar nga kjo pikë.

Televizioni Telma publikoi se është shkarkuar gjykatësi i Gjykatës Supreme Risto Katavenovski për të cilin është zhvilluar procedurë për punë joprofesionale dhe të pandërgjegjshme, si dhe për gjykatësit e shkarkuar paraprakisht Jovo Vangelovski dhe Rahilka Stojkovska për heqjen e paraburgimit biznesmenit Sead Koçan derisa ishte në arrati.

Ndryshe, edhe faktori ndërkombëtarë si kërkesë kryesore ndaj autoriteteve kishin pavarësimin e gjyqësorit që ky pushtet të merr vendime të pavarura që nuk janë nën ndikim të partive politike.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...