Agjencia Zhurnal.mk

Selmani: Pas vendimit për lirimin e Janevës, më nuk ka nevojë të ketë masë të paraburgimit

Shkup, 21 nëntor, zhurnal.mk – Lirimi nga paraburgimi i ish-kryeprokurores Speciale të Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva, ka vënë sërish në sprovë reformat në gjyqësor, në veçanti pas hapjes së debatit për vettingun, apo procesin e verifikimit të pastërtisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ish-kryeprokurorja Speciale për tre muaj është mbajtur në paraburgim si e akuzuar për rastin “Reketi”.

Vendimi i Gjykatës së Apelit në Shkup për të liruar Janevën për shkaqe shëndetësore dhe pas ofrimit të garancive të shumta materiale, ka nxitur reagimin e ashpër të prokurores për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskoska, e cila madje siç bëhet e ditur nga Gjykata e Apelit ka fyer njërin nga gjykatësit e saj duke e kërcënuar edhe me “kontrolle financiare”, për shkak të lirimit të ish-kryeprokurores Speciale. Ruskoska gjithashtu ka shprehur dyshime mbi gjendjen shëndetësore të Janevës duke ngritur pyetjen se nëse ka qenë e sëmurë atëherë pse nuk ka dhënë dorëheqje deri sa ishte në postin e kryeprokurores Speciale?

Për një pjesë të ekspertëve, pas vendimit për lirimin e Janevës, në vend më nuk ka nevojë të ketë masë të paraburgimit.

“Lirimi i Katica Janevës e bënë jo funksional sistemin e drejtësisë, por gjithashtu i hapë mundësinë rritjes së korrupsionit sepse çdokush mund të korruptohet dhe të vjedhë miliona dhe të lëshohet në arrest shtëpiak. Ky veprim zemëron qytetarët pasi më nuk ka arsyeje se për të akuzuarit për vepra të ndryshme të qëndrojnë në paraburgim. Si do të ndjehen ata që kanë shkaktuar dëme prej 500 apo 1000 euro dhe mbahen në paraburgim”, ka deklaruar Bashkim Selmani, njohës i çështjeve juridike.

Për rastin “Reket” përveç ish kryeprokurores Katica Janeva akuzohen edhe Bojan Jovanovskit i njohur si “Boki 13″ dhe Zoran Milevski. Ata, duke shfrytëzuar lidhjet me ish-prokuroren Speciale kanë marrë 1.5 milion euro nga biznesmeni, duke i premtuar masa lehtësuese në një proces tjetër gjyqësor, që po zhvillohet kundër tij.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...