Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar Temë TOP LAJM

Analistët për Zhurnal: Problemi me bullgarët do të jetë më shumë serioz se ai grek

Shkup, 2 mars- Zhurnal.mk – Muaji mars nisi me plot përplasje dhe akuza mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. E gjithë kjo vetëm e vetëm për regjistrimin e popullsisë, e ku nuk figuron grafa etnike bullgare. Sipas krerëve shtetëror bullgarë, kjo paraqet shkelje e të drejtave të njeriut ndërsa presidenti bullgar Radev madje thirri dhe këshillin e sigurisë për të ndërmarë masa, shkruan Zhurnal.

Këto paralajmërime, krerët shtetëror maqedonas, Zaev dhe Pendarovski i konsiderojnë si përzierje i një shteti në një shtet tjetër, gjë që siç thonë, është e papranueshme.

Profesori Bashkim Selmani këtë çështje e sheh si të dalur jashtë kodeksit diplomatik. Sipas tij, duke parë se si dy vendet kacafyten përmes mediave, kjo nënkupton luftë të heshtur.

“Është një situatë e dalur jasht kodeksit diplomatik dhe përbën një epokë të hidhur për ne qytetaret e RMV-se. Kjo i ngjason si qendrimet ish Gruevskit me Greqin kur emronte rruge dhe Aeroporte në dem të komunikimit diplomatik. Kur komunikon diplomacia nepermjet grindjeve mediale, ajo nenkupton gjendjen e luftës se heshtur”, ka deklaruar për Zhurnal Bashkim Selmani.

Më tej ai shprehet se problemi që ka vendi ynë me Bullgarinë, si duket do të dalë të jetë shumë më serioz se ai me Greqinë.

“Problemi bullgar do jet shumë serioz se sa ai grek, por politika maqedonase akoma luan rolin e shtetit te fuqishem pa ditur se ku e ka vendin dhe hallin real. Po t’ia shtojm problemin real me shqiptaret , kjo perben nji enigme shumë te lart per jeten e vështire te qytetareve dhe sigurinë e vendit”, thotë Selmani.

Sipas Selmanit, mos vendosja e bullgarëve në grafën etnike të regjistrimit, ka hapur hendek diplomatik mes dy vendeve.

“Maqedonasit kanë hapur një hendek diplomatik me anashkalimin e shtetasve bullgarë në procesin e regjistrimit, ku ka larguar bisedimet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë sa edhe vet ata e din se nuk kapacitet per dalur nga ky hendek pa ndihmen e vet Bullgarisë, diplomaci kryeneqe në vend numro dhe varfero”, ka potencuar Selmani për Zhurnal.

Edhe analisti politik Naim Sinani konsideron se marrdhëniet mes dy vendeve vetëm se po shkojnë duke u përkeqësuar dhe komplikuar.

Sipas tij, deklaratat e Radev dhe Zaharieva janë sinjal i fuqishëm se qëndrimet e Bullgarisë ndaj Maqedonisë nuk do të ndryshojnë.

“Raportet bullgaro-maqedonase po shkojnë gjithnjë e më shumë duke u komplikuar. Deklaratat e presidentit bullgar Radev dhe shefes bullgare të diplomacisë Zaharieva, janë sinjal se Bullgaria zyrtare është e vendosur në qëndrimet e saja në raport me Maqedoninë e Veriut.

Në këto rrethana ishte e pritshme se autoritetet bullgare do të kërkonin edhe mundësinë që në procesin e regjistrimit të parashihet edhe grafa e deklarimit të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut si bullgar”, shprehet Sinani për Zhurnal.

Sinani konsideron se kërkesat e Bullgarisë mund të gjejnë mbështetje nga Brukseli sepse ka mjaftë shtetas bullgarë në Maqedoni.

“Madje kërkesa bullgare për vetë deklarimin e qytetarëve në procesin e regjistrimit, mund të gjejë mirëkuptim apo edhe përkrahje edhe në Bruksel dhe te vendet anëtare të BE-së, pasi një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të vendit, janë paisur me shtetësi bullgare, pikërisht mbi bazën e deklarimit të përkatësisë etnike si bullgar. Prandaj reagimet e zyrtarëve bullgar duhet parë jo vetëm si mundësi për vështërsimin e dialogut mes dy vendeve, por edhe si rrezik që Maqedonia e Veriut të pres edhe gjatë për fillimin e bisedimeve me BE-në”, është shprehur Sinani.

Ndryshe, në listën e regjistrimit figurojnë shtatë përkatësi etnike, por jo ajo bullgare. Kjo është ajo që i iritoi krerët politik bullgarë. Ngelet të shohim nëse do të ketë përmirësim në këtë pjesë apo do të vazhdojnë përplaset diplomatike mes dy vendeve.

Ndërkohë që profesori universitar Mersim Maksuti në një prononcim të tij për Agjencinë e lajmeve Zhurnal thekson se deklaratat e krerëve bullgar duhet trajtuar nga momenti i mbajtjes së zgjedhjeve dhe se mosmarrveshjes mes dy vendeve mund të zgjidhen vetëm pas formimit të qeverisë së re bullgare.

“Deklaratat e fundit të krerëve shtetërorë të vendit fqinjë Bullgarisë, duhet trajtuar edhe nga momenti i mbajtjes se zgjedhjeve parlamentare, gjë që në rrethanat tona ballkanike nuk mund t’i iket. Mendoj që mosmarrëveshjet midis shteteve, mund të pritet të zgjidhen vetëm pas përfundimit të zgjedhjeve nga Qeveria e re bullgare”, shprehet kështu në prononcimin e tij për Agjencinë e lajmeve Zhurnal, profesori Maksuti. Sipas tij, mosvendosja e grafës etnike në procesin e regjistrimit do të vështirësojë ende më shumë procesin e negociatave. “Po duket për fat të keq, se mos futja e grafës së etnisë bullgare në procesin e regjistrimit në RMV do të vështirësojë edhe më tej procesin e negociimit me Republikën e Bullgarisë edhe ashtu që paraqet një proces mjaft kompleks”, vlerëson mes tjerave Maksuti në prononcimin e tij për Agjencinë e lajmeve Zhurnal.

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandim të emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...