Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Senati amerikan voton për gjyqtaren e Gjykatës Supreme më 26 tetor

Zhurnal Ads

Senati i Shteteve të Bashkuara do të votojë më 26 tetor për të nominuaren për gjyqtare të Gjykatës Supreme, Amy Coney Barrett.

Lajmi u bë i ditur nga udhëheqësi i shumicës në Senat, Micth McConnell.

Votimi i bie të mbahet vetëm një javë përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Barrett është nominuar nga presidenti Donald Trump, pas vdekjes së gjyqtares liberale, Ruth Bader Ginsburg, muajin e kaluar.

Senati, i cili kontrollohet nga Partia Republikane e Trumpit, pritet të votojë në favor të gjyqtares konservatore.

Votimi pro do ta zgjeronte shumicën konservatore në gjykatë, në proporcion gjashtë me tre.

Gjykata Supreme në SHBA vendos për disa nga çështjet më të rëndësishme politike dhe kulturore, përfshirë abortin, kujdesin shëndetësor dhe të drejtat e votimit.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Një luftëtare e dyshuar e IS-it arrestohet në Gjermani

T E

Dita ndërkombëtare kundër korrupsionit/ Ambasada amerikane mesazh: Kjo luftë kërkon më shumë se fjalë!

S.B.

Kështu po i rrit Egjipti pyjet në shkretëtirë

T E

SHBA, punëtori i postës pranon se i kishte trilluar akuzat për manipulim votash

S.B.

Trump shpall gjendjen e emergjencës në Washington DC

S.B.

​Rezervohen 10 miliardë doza vaksina antiCovid-19

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...