Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Senatori amerikan nderon imamin shqiptar në Nju Jork

Imam Tahir Kukaj nderohet me Proklamatë nga Senati i Shtetit të New Yorkut, Senatori Adrew Lanza

Nga Beqir SINA – New York

“Sot kisha nderin të pranoj mirënjohjen nga shteti i New Yorkut nga Senator Andrew Lanza për kontributin tim dhe të Qendrës gjatë kohës së pandemisë dhe kontributin tim drejtë mirëqenjes dhe mardhanieve të mira në Staten Island-NY”, tha Dr. Kukaj.

Staten Island, NY – Me inisiativën e Senatorit të Shtetit, Andrew Lanza, është nderuar me Proklamtë, udhëheqësi shpirtëror për një kohë të gjatë në New York, Dr. Tahir Kukaj, dhe, Qendra Kulturore Islamike Shqiptare, në Staten Island NY, në emër të Senatit të Shtetit (New York).

Motivacioni për nderimin e tyre, është shprehje për angazhimin e përkushtuar ndaj komunitetit dhe shtetit, pununën për të ndihmuar në nxitjen e unitetit ndërfetar midis bashkive, si dhe janë vlerësuar lart, për punën në shërbim të komunitetit dhe të shtetit të New York-ut, sidomos në periudhën gjatë pandemisë.

Senatori Lanza, njoftoi Qendra Kulturore Islamike Shqiptare, në Staten Island NY, në website e saj – rrjetin social Facebook, ia ka dorëzuar zyrtarisht dy Proklamatat gjatë një vizite të bërë kësaj qendre, duke ia dorëzuar klerikut të mjaft të njohur, të komunitetit shqiptar mysliman, në Staten Island,për ta vlerësuar lart punën e tij në shërbim të komunitetit dhe të shtetit të New York-ut, sidomos në periudhën e gjatë të pandemisë, në ishullin Staten Island, në shpërndarjen e ndihmave.

Në, Proklamatën e tij, Senatori i Shtetit, Andrew Lanza, në veçanti ka çmuar punë e imamit shqiptar në ndërtimin e urave ndërfetare mes komuniteteve të ndryshme në Staten Island dhe më tej në Qytetin e New York-ut.

“Imami Kukaj, ka qenë në vijën e parë të frontit për të ndihmuar nevojtarët në kushtet e rënda të pandemisë. Ai ka ndihmuar në shpërndarjen e mijëra maskave, dizinfektuesit të duarve, ushqime dhe mjete të tjera të nevojshme shtëpiake për të vobektit. Ndërsa : si kapelan i Departamentit të Policisë së New York-ut, Dr. Kukaj ka ndihmuar në edukimin e forcave të rendit për të njohur dhe respektuar më mirë kulturën e komunitetit shqiptar, komunitetit mysliman, popullsinë e larmishme në Staten Island, etj,” thuhet në Proklamatën e Senatorit të Shtetit Lanza.

Ndërsa : Qendra Kulturore Islamike Shqiptare (AAIC), shkruan në Proklamatë Senatori i Shtetit, Andrew Lanza, ka një veprimtari të gjerë në Staten Island – edhe në veprimtarit e saj në ndërtimin e urave ndërfetare mes komuniteteve të ndryshme në Staten Island, dhe më tej në Qytetin tonë New York.

Aty permendet se Dr. Kukaj, është një udhëheqës aktiv shpirtëror me lidhje të thella me komunitetin mysliman të New York-ut. Duke nxitur marrëdhënie ndërfetare për më shumë se dy dekada, Dr. Kukaj u angazhua gjerësisht si një udhëheqjes shpirtërorë të NYPD, dhe u bë anëtar në organizata të shumta, përfshirë Shoqatën e Oficerëve Myslimanë të NYPD.

Nënkryetari i Qendrës Kulturore Islame Shqiptare dhe Imamit, Dr. Tahir Kukaj, u ri-emërua së fundmi si një klerik për NYPD, Chaplain, në një ceremoni betimi, vitin e kaluar në kushtet e masave ndaj pandemisë, që u zhvillua në praninën e Shefit të Personelit në One Police Plaza.

Rreth Dr. Kukaj:

Dr. Kukaj lindi në vitin 1965 në Kosovë. Ai dhe familja e tij ishin të mbijetuar nga lufta dhe represioni slllavo – komunist që pllakosën Kosovën, nën sundimin serb, gjatë viteve 1970 dhe 80. I pari i shtëpisë, gjyshi i tij, në një ekzekutim të egër komunist , vdiq para se të lindte Dr. Kukaj. Duke përmendur dashamirësinë altruiste të babait të tij, megjithë tmerret e përjetuara prej tyre, ai detyrohet të largohet nga Kosova. Dr. Kukaj u zhvendos në Kajro në 1984 për të studiuar në Universitetin prestigjioz Azhar. Ndër punën e tij të tjera, ai mësoi arabisht dhe përfundimisht arriti të marrë një Ph.D. për kërkimet e tij. Pas imigrimit në Shtetet e Bashkuara, Tahir u bë imam dhe drejtor i kontaktit në Qendrën Kulturore Islame Shqiptare në Staten Island.

Dr. Kukaj ka shërbyer në bordin këshillimor të klerikëve për të dy udhëheqës të lart të New York-ut, Andrew Cuomo dhe kryetarin aktual, Bill de Blasio, si dhe ka qenë një ndërlidhës për komunitetin mysliman.

Dr. Kukaj, vitin e kaluar u emërua gjithashtu një nga Staten Island Power 100 nga revista “City & State Magazine”. Një specialist i ndërhyrjeve ndërfetare, Tahir njihet gjerësisht si një diplomat i aftë shpirtëror, që përfaqëson si xhaminë e tij dhe besimin e tij, dhe rregullisht pret një shumëllojshmëri të dialogjeve ndërfetare dhe darkave me udhëheqës të tjerë myslimanë, hebrenj dhe të krishterë të Nju Jorkut, organizuar në Qendrën Kulturore Islamike Shqiptare në Tompkinsville .

Për të lexuar të plotë Proklamatën, rreth nderimit të Dr. Kukaj si kapelan i NYPD, ose punën shpirtërore të Imamit në New York City, nga Senatori i Shtetit të New York-ut Andrew J, Lanza, lexoni :

Proklamatë :

Duke nderuar Imam Dr. TAHIR KUKAJ për angazhimin e tij të përkushtuar ndaj komunitetit dhe shtetit të tij ndërsa;

Ndersa; kuptimi i përfaqësuesve të shtetit të New York-ut të pranojnë se cilësia e jetës në komunitetet në të gjithë shtetin e New York-ut reflekton përpjekjet e bashkërenduara dhe të përkushtuara të atyre individëve që me bujari kontribuojnë në mirëqenien e komunitetit të tyre dhe qytetarëve të saj; dhe

Ndërsa; Shoqërues i një interesimi të tillë, unë, Senatori i Shtetit të New York-ut Andrew J, Lanza nderoj Imam Dr. Tahir Kukaj për angazhimin e tij të përkushtuar ndaj komunitetit dhe shtetit të tij, dhe

Ndërsa; Imam Kukaj është Zevendes president i qendrës kulturore islamike shqiptare të Staten Island, Xhamia më e madhe në Staten Island, ai është përqendruar me vëmendje në aktivitete ndërfetare duke punuar pandërprerë për të ndërtuar lidhje me komunitetet e tjera; dhe

Ndërsa; gjate kohes se pandemi 19, Imam Kukaj ai ka luajtur një listë të drejtpërdrejtë në shpërndarjen e mijëra maskave dhe pastruesve të duarve ( sanitizer) dhe ka koordinuar shumë dërgesa ushqimesh për njerëzit në nevojë; dhe

Ndërsa; Imam Kukaj ka shërbyer si një aset për forcave te zbatimit të ligjit dhe është laurat i Akademisë se Policisë së Qytetarëve të departamentit të policisë në New York City dhe ka shërbyer prej kohësh si ndërlidhës midis NYPD dhe komunitetit Mysliman në Staten Island duke sjellë oficerët e policise dhe komunitetin së bashku për edukim tubime fetare dhe sportive; dhe

Ndërsa; Imam Kukaj shërbeu në Këshillin Këshillimor Mysliman të NYPD nga 2011 në 2018 dhe më 24 qershor 2019 ai u betua si kapelan mysliman Nypd dhe vazhdon të ndihmojë oficerët me udhëzime shpirtërore dhe të ofrojë mbështetje për të gjithë me uniformë; dhe

Ndërsa; Imam Kukaj shërbeu si anëtar i këshillit këshillimor të Klerikëve në New York City nga 2015 në 2019 dhe ishte anëtar i komisionit të Qytetit të New York-ut për udhëheqësit fetarë CORL, Grupit Klerik Këshillimor Ndërfetar dhe FBI, grupi i Këshillit Këshillues Mysliman; dhe

Ndërsa; Imam Kukaj vazhdon të përqendrohet në krijimin e programeve pozitive të komunitetit; përpjekjet e tij për të krijuar “ditë të komunitetit” kanë çuar në një derdhje të aktiviteteve vullnetare të lidhura me shërbimin në mbështetje të komunitetit të Staten Island; ai është një dijetar i respektuar fetar dhe shërben si mësues dhe udhëheqës besimi, dhe

Ndërsa; imami Kukaj u emërua në shtetin e New York dhe qytetin Staten Island Power Magazine 100 në vitin 2020 dhe

Ndërsa; është kuptimi i këtij Organi Legjislativ të njohë persona me një altruizëm dhe vetëmohim të tillë, dhe t’i shpallë dhe lavdërojë publikisht për ndërtimin dhe simulimin e të tjerëve; tani, pra, qoftë

Shpallur, se unë, senatori i shtetit të New York-ut Andrew J. Lanza pranoj që në Imam Dr. TAHIR KUKAJ kemi një individ të denjë për respektin dhe vlerësimin tonë më të lartë; dhe qoftë më tej

Shpallur, që një kopje e kësaj deklarate t’i transmetohet Imam Dr. Tahir Kukaj

Postime të ngjashme

Arrestohen disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri

R Zh

Ushtarë amerikanë mbërrijnë në Shqipëri

R Zh

Kryesuesja e vëzhguesve të ODIHR takohet me Ramën

R Zh

Rruga e Borshit u prish nga shirat/ Meta “thumbon” qeverinë: Kryevepër!

R Zh

Rama: Ilir Meta kandidat zyrtar i LSI në Vlorë

Lea Muslija

Procedimi penal i kreut të LSI në Pukë, reagon Partia: Po bënin ushtrime zgjedhore, policia e politizuar

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...