Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Serbi, 25 Euro shpërblim nga shteti për ata që vaksinohen

“Të gjithë ata që vaksinohen deri më 31 maj, do të marrin 3000 (25 Euro) dinarë”, deklaroi presidenti Aleksandar Vuçiç. Do të shpërblehen njerëzit, “që tregojnë përgjegjshmëri”. Ndërsa të punësuarve në sektorin publik, që refuzojnë vaksinimin, në rast të sëmundjes nga koronavirusi do t’u hiqet e drejta e pagesës gjatë periudhës së raportit. 

Pasi në Serbi janë vaksinuar plotësisht 1,3 milionë serbë, programi ka mbetur në vendnumëro. Serbia shpreson, që ta avancojë fushatën e vaksinimit të enjten (06.05) duke ofruar vaksinim edhe në qendrat tregtare. “Unë në literaturën mjekësore nuk kam lexuar prej askujt, që të jetë paguar për vaksinimin ndaj koronavirusit”, tha epidemiologu serb Zoran Radovanoviç. “Kësisoj ne do të jemi të parët në Europë, e madje edhe në botë.”

Me këtë masë njerëzit nga shtresat e varfëra do të kenë një ofertë tërheqëse për t’u vaksinuar. Megjithatë Radovanoviç, tërhoqi vëmendjen, se ky aksion i shtetit mund të ngjallë edhe mosbesim në popull. “Logjika është: nëse shteti paguan për mua, për diçka që është në dobinë time, atëherë këtu ka diçka që nuk shkon”./DW

Postime të ngjashme

Polici amerikan nuk ndahet së qari pasi u detyrua ta vrasë 19-vjeçaren – familja “ia fal gjakun”

Dafina Vidishiqi

Fauci: Varianti Indian, kërcënimi më i madh në luftën kundër Covid-19

Dafina Vidishiqi

Pamjet kur një burri rom në Çeki, polici ia vuri gjurin në qafë – vdekja e tij po krahasohet me atë të George Floyd në SHBA

Dafina Vidishiqi

New Yorku nuk është më qyteti me më së shumti miliarderë

Dafina Vidishiqi

Szijjarto: BE mund ta humbasë Ballkanin Perëndimor

Dafina Vidishiqi

Spanja fal liderët katalanas për përpjekjet e dështuara për pavarësi

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...