Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Maqedoni

Serbi/ Arrestohen 8 persona për mashtrim në internet në Maqedoni

Shkup, 30 mars – Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Serbisë arrestoi tetë persona në kuadër të aksionit “Vektor”, të drejtuar në zbulimin e mashtrimeve në internet dhe zhvatje të qindja mijëra markave BeH, informon korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Aksioni është realizuar në rajonin Foça, Han Pijesak dhe në Sarajevën Lindore, ku janë realizuar kontrolle në 25 lokacione të cilat i shfrytëzonin 26 persona, ndërsa ka të bëjë me baste në bastoret për ndeshje sportive kinse të kurdisura.

“Grupi dyshohet se prej tetorit të vitit 2020 përmes rrjeteve sociale kanë reklamuar se kanë informacione për ndeshje sportive të kurdisura. Me ndihmën e aplikacioneve për komunikim, kishin hyrë në kontakt me disa persona të dëmtuar nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Kroacia, Mali i Zi, Sllovenia, Austria, Zvicrra, Gjermania, Franca, etj, dhe duke i prezantuar dhe fshehur rrejshëm faktet, i kanë mbajtur në iluzion se posedojnë informacione për ndeshje të kurdisura dhe i kanë detyruar që të paguajnë para për bastet”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme të RS-së.

Në kumtesë thuhet se të dyshuarit me kërcënime kanë zhvatur dhe detyruar viktimat që të paguajnë edhe para shtesë.

Me këto vepra penale, të dyshuarit kanë përfituar pasuri të jashtëligjshme prej disa qindra mijëra marka BeH, theksojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Pas hetimit të bërë, të arrestuarit do të dorëzohen në Prokurorinë Publike të Qarkut në Trebinjë, përderisa kundër të gjithë 26 të dyshuarve do të ngritet denoncim për veprat penale mashtrim, pastrim parash dhe zhvatje përmes rrjeteve sociale.

Postime të ngjashme

Mungojnë dëftesat e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme

R Zh

Në kufirin Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth 20 minuta

R Zh

Dezinfektim ajror kundër mushkonjave në Shkup

R Zh

Edhe dhjetë ditë për parashtrim të kërkesave për subvencione bujqësore

R Zh

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

R Zh

Reagon Qeveria: Nuk ka negociata për identitetin dhe gjuhën maqedonase

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...