Agjencia Zhurnal.mk

Serbia tërheqë nga Shkupi ambasadoren Divjak? Në vendin e saj vjen ish shefi i shërbimit sekret serb !?

Shkup, 19 nëntor – Zhurnal.mk – Presidenti serb Aleksandar Vuçiç në dy muajt e fundit ka nënshkruar dekretet për ndryshimin e 12 ambasadorëve në shtete të ndryshme, e ku në atë listë u gjet edhe ambasadorja e tanishme serbe në Maqedoninë e Veriut, Dushanka Divjak Tomiq, transmeton Zhurnal.

Divjak Tomiq është në këtë post që nga 2010ta si këshilltare dhe si zv ambasadore, ndërsa si ambasadore, u emërua në vitin 2013.

Ajo ka kryer këtë funksion edhe gjatë kohës kur ndodhi sulmi në Parlamentin e vendit më 27 prill 2017, kur në shtëpinë ligjvënëse ishte prezent edhe diplomati serb Goran Zhivaljeviq, e për atë shkak, ai u kthye në Beograd dhe tani është këshilltar i Vuçiqit.

Si një ambasador të ardhshëm serb në Maqedoninë e Veriut, mediumet po e përmendin Rade Bulatoviq, i cili deri tani ishte ambasador në Kiev, ndërsa i njejti, ishte refuzuar si ambasador nga Turqia.

Ndryshe, ai është ish shef i shërbimit sekret serb BIA dhe ka qenë këshilltar për siguri nacionale të ish presidentit serb Voisllav Koshtunica./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...