Serbia urdhërohet: Mbyll rrugët ilegale drejt Kosovës

nga Xh M

Ditën kur nisi pushtimi ushtarak i Ukrainës nga ana e Rusisë, më 24 shkurt 2022, Kosova vendosi të mbyllë rrugët ilegale në kufij kryesisht me Serbinë, e në radhë të parë në Leposaviq.

Qysh atëherë janë marr edhe vendime të tjera për të ndaluar kontrabandën që kryhet shteti fqinj verior me armë, mallra e njerëz.

Patrullimet në këtë anë të vendit u shtuan ekskluzivisht pas aktit të agresionit në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku nga grupi terrorist serb.

Nga ajo ditë e deri tani, në brezin kufitar të veriut, bënë patrullime të shpeshta edhe KFOR-i.

Përkundër gjithë këtij angazhimi kah ana kosovare, në atë të Serbisë nuk shihet kësi përkushtimi për të penguar dhe luftuar kontrabandën e çfarëdo lloj krimi, apo kalimi ilegal të kufirit, njofton Klankosova.tv.

Për këtë, ky shtet mori një nga vërejtjet më serioze nga Bashkimi Evropian nëpërmjet Raportit të Progresit.

Brukseli i tha Beogradit të bëjë përpjekje të shtuara për t’i mbyllur rrugët ilegale, si dhe ato anësore, në mënyrë që të sigurojë kalimin e detyrueshëm të njerëzve dhe mallrave nëpër pikat kalimtare zyrtare.

Zyrtarët e lartë në Beograd kanë thënë se i kanë kuptuar porositë e BE-së, por shtuan se ato janë të ashpra, e në disa edhe nuk pajtohen.

Por në rast se Serbia nuk e dëgjon BE-në, atëherë sipas eurodeputetit nga Holanda, Thijs Reuten ky shtet duhet t’i ndjejë veprimet konkrete nga unioni 27 anëtarësh në raport të ruajtjes së kufirit me Kosovën.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More