Kumanovë, 14 shtator – Qeveria e Serbisë po ndërton një mur me tela me gjemba në Miratoc, nëpërmes tokave të shqiptarëve. Kështu ka treguar profesori univeristar, Milazim Krasniqi në një postim në Facebook. Ai thotë se nuk ka asnjë reagim të qeverisë së Kosovës e as të opozitës.
“O nuk jemi kerkah, oj shype! Mjerim! Edhe turp!”, ka shkruar në fund Krasniqi.
Postimi i tij i plotë:
Qeveria e Serbisë po ndërton një mur me tela me gjemba në Miratoc, nëpërmes tokave të shqiptarëve. Ende nuk pashë asnjë reagim të qeverisë së Kosovës e as të opozitës. Aq më pak të Tiranës. (Serbisht heshtjes së tillë i thonë: “muk.”) Myk. Tash veç merreni me mend po të kishte ndërtuar qeveria e Kosovës një mur nëpër tokat e serbëve në Kosovë, se çfarë do të ishin reagimet e Beogradit zyrtar, opozitës serbe dhe të medieve serbe. O nuk jemi kerkah, oj shype! Mjerim! Edhe turp!