Serena Williams thyen heshtjen, tregon pse iu bashkëngjit Lamarit në Super Bowl

nga Xh M

Tenistja e njohur, Serena Williams pati një moment të veçantë në spektkalin Super Bowl 2025, të cilin ka thënë se ka qenë duke e pritur qe 13 vjet.

Pas fitores së medaljes së artë në Lojërat Olimpike të vitit 2012, Williams kishte festuar me “crip walk”, lëvizje vallëzimi e njohur prej gangsterëve të Kalifornisë.

The New York Post ka shkruar se kur kompozitori dhe reperi i njohur nga Compton, Kendrick Lamar, u ftua për të drejtuar shfaqjen në Super Bowl 2025, ekipi i tij e ka kontaktuar Williamsin për të lidhur dy emra të njohur nga Compton.

“Kur @kendricklamar dhe ekipi i tij më thirrën dhe thanë ‘kemi dashur ta bëjmë këtë gjithmonë, si të duket kjo ide? Na ka pëlqyer shumë ‘crip walk’-u yt që ke bërë në Olimpiadë kur fitove medaljen e artë’”, ka treguar Williams përmes një videoje në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo tutje ka shpjeguar se me entuziazëm ka pranuar menjëherë që të kërcente

“Super Bowl? A e keni seriozisht? Kur mund të vallëzoj ndonjëherë në një Super Bowl? (Asnjëherë) Po, le ta bëjmë!”, ka shkruar tutje tenistja.

Ky moment i veçantë rezultoi me lëvizjet “crip walk” të Williamsit në fushën e Caesars Superdome, ndërsa Kendrick Lamar këndonte këngën e tij fituese të çmimit “Grammy”, “Not Like Us”.

Me këtë, ajo lidhte jo vetëm ngjarjet e kaluara, por edhe lidhjen me muzikën dhe kulturën që kishte ndikim të madh për të.

Në video-n e saj, Wlliamas ka treguar për përgatitjet dhe emocionet që kishte përpara këtij momenti të madh.

“Ishte si çmenduri. Ato ishin 10 sekondat më të mira të jetës sime. 10 sekonda!”, ka thënë ajo.

Përkrahja e bashkëshortit të saj, Alexis Ohanian, i cili komentoi për kritikën që mori Williams për këtë kërcim, tregoi se ky ishte një hap i rëndësishëm për gruan e tij, e cila ka ndikim të madh edhe jashtë fushës së tenisit.

“Disa nga ju nuk e kanë idenë se sa shumë u kritikua Serena për këtë vallëzim të njëjtë që ka bërë në Wimbledon 13 vjet më parë dhe kjo tregon se kjo gjë është më e madhe se muzika…”, shkroi ai në platformën X.

Sipas tij, ky moment ishte shumë më tepër sesa një performancë në Super Bowl – “ishte një manifestim i trashëgimisë së Williamsit dhe një lidhje e thellë me kulturën, muzikën, dhe identitetin e saj”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More