Sergio Ramos bëhet me klub të ri, befason me zgjedhjen dhe numrin e fanellës

nga D V

Klubi meksikan, Monterrey ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e mbrojtësit spanjoll Sergio Ramos për një kontratë njëvjeçare.

Sipas raportimeve të mëdhave, veterani spanjoll, 38-vjeçar, do të fitojë katër milionë euro në vit sipas marrëveshjes.

Ramos ka zgjedhur të mbajë numrin 93, një nderim për golin që shënoi në finalen e Ligës së Kampionëve 2014 për Real Madridin kundër Atletico Madrid.

“Mbrojtësi historik i futbollit botëror, kampion i shumëfishtë me PSG dhe Real Madrid dhe kampion bote dhe Evrope me Spanjën. Mirësevjen Sergio Ramos”.

“Lidershipi juaj, cilësia teknike dhe qëndrimi fitues do t’i vendosin bardheblutë shumë lart”, thuhet në njoftimin e klubit meksikan.

Ndryshe, klubi i fundit i mbrojtësit veteran ishte Sevilla, të cilën ai e la verën e kaluar për t’u bërë lojtar i lirë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More