Sergio Ramos ka marrë karton të kuq i pari në kampionatin meksikan ku ai po luan.
Skuadra e Ramos, Monterrey ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Pumas në kuadër të xhiros së 12-të me rezultat 1-3
Por në minutën e 91-të, Ramos goditi sulmuesin vendas, Guillermo Martinez dhe gjyqtari e ndëshkoi me karton të kuq direkt.
Vet Ramos pas ndeshjes ka shkruar në rrjetet sociale duke iu gëzuar fitores, por duke komentuar edhe kartonin e kuq të marrë.
“Fitore shumë e rëndësishme jashtë shtëpisë ndaj një skuadre të vështirë. Koha për të pushuar dhe për të përgatitur atë që do të ndodhë më pas”.