Seria A starton në fundjavë: Juventus, Inter, Milani shihen si pretendentët kryesorë për Scudetto – por Roma, Atalanta, Napoli dhe Lazio janë aty

Juventusi shihet si skuadra favorite për të rimarrë titullin e Serie A, pasi rivali më i madh i saj Inter është në krizë të thellë financiare.

 

Sezoni i ri i Serie A ai 2021/22, starton të shtunën, ku Interi luan ndeshjen hapëse në shtëpi kundër Genoas, ndërsa Juventus do të dal në fushë të dielën ku do të përballet me Udinesen.

Pesë nga shtatë ekipet kryesore nga sezoni i kaluar kanë trajnerë të rinj dhe kjo tregon se Serie A pritet të jetë intersante.

Më poshtë e gjeni nga një analizë të shkurtër për secilin nga tre kandidatët kryesorë për titull.

INTER  

Festimet e titullit të Interit zgjatën vetëm disa ditë pas ndeshjes së fundit të sezonit të kaluar.

Kjo pasi fillimisht trajneri Antonio Conte u largua dhe atë me pëlqimin e ndërsjellë mes palëve, por thuhet se ai ishte i pakënaqur që nuk do të ishte në gjendje të vazhdonte projektin e tij dhe të ndërtonte skuadrën që të ishte edhe më fituese.

Në vend të kësaj, kufizimet financiare bën që Interi të shiste dy nga lojtarët e saj kryesorë: Romelu Lukakun dhe Achraf Hakimin.

Lukaku kishte shënuar më shumë se 30 gola për klubin në të dy sezonet e tij në klub.

Ekziston një ndjenjë se mbrojtja e titullit është një detyrë e pamundur, por Interi do të luftojë për të hyrë në katër vendet e para dhe një vend në Ligën e Kampionëve.

Sidoqoftë, Interi ka punuar shumë – dhe me çmime të ulët – në afatin kalimtar duke ofruar emra si Hakan Çalhanolu dhe Edin Deko. Në stol është ulur Simone Inzaghi, një trajner të ri mbresëlënës.

“Trajneri u largua, dy lojtarë kryesorë u larguan, por korniza mbetet e një cilësie të mirë”.

“Dzeko është perfekt për të zëvendësuar Lukakun. Calhanoglu ka goditje të shkëlqyera. Simone Inzaghi me disa fjalë mund të motivojë grupin, të tregojë se Interi nuk ishin vetëm Lukaku dhe Hakimi”, ka thënë Fabio Capello në analizën e tij për kampionët.

JUVENTUS

Vetëm dy vjet pasi u shkarkua, Massimiliano Allegri është rikthyer si trajner i Juventusit.

Allegri fitoi pesë tituj radhazi në Serie A me Juventusin, përfshirë katër herë titullin dhe Kupën, dhe gjithashtu arriti edhe në dy finale të Ligës së Kampionëve.

Kthimi i trajnerit 54-vjeçar është një nga arsyet kryesore që Juventus e fillon sezonin si favorit për të fituar titullin, pavarësisht sezonit të tij më të keq në 10 vitet e fundit.

Sezoni i parë i Andrea Pirlo si trajner përfundoi pa – duke ndaluar ecurinë e Juve prej nëntë titujve radhazi. Skuadra e tij përfundoi e katërta dhe rrezikoi të humbiste në një vend të Ligës së Kampionëve, tani me trajnerin e ri shihet si favorit.

Çuditërisht për një klub që ka investuar vazhdimisht dhe ka blerë lojtarë këtë vit kanë qëndruar më të heshtur, pasi kanë afruar vetëm sulmuesin adoleshent Kaio Jorge dhe mesfushorin Manuel Locatelli.

Sidoqoftë, blerja më e madhe do të ishte mbajtja e Cristiano Ronaldos në klub.

AC MILAN

Milani ishte befasi në vjeshtë sezonin e shkruar, por nuk arriti të luajë për titullin në fund. Por kjo bëri që klubi të kthehej në Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga sezoni 2013-14.

Sulmuesi veteran Zlatan Ibrahimovi ishte frymëzimi sezonin e kaluar, por sfida për titullit u ndal kur ai u dëmtua. Ibrahimovic mbush 40 vjeç në tetor dhe suksesi i Milanit mund të varet shumë nga ai, nëse nuk ka lëndime.

Sidoqoftë, Milani ka nënshkruar me një tjetër sulmues me eksperiencë si Olivier Giroud që do të ofrojë mbështetje. Francezi ndihmoi Chelsean në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar dhe gjithashtu fitoi Kupën e Botës me Francën në vitin 2018.

Por Milani ka humbur dy lojtarë kryesorë dhe atë falas si Gianluigi Donnarumma dhe Hakan Çalhanolu. Donnarumma është zëvendësuar me portierin Mike Maignan nga Lille.

Milani do të luajë ndeshjen e parë të sezonit të hënën ndaj Sampdoria.

TJERAT

Jose Mourinho është kthyer në futbollin italian pas më shumë se një dekadë, pasi e udhëhoqi Interin drejt tre trofeve madhor.

58-vjeçari Mourinho po kërkon të ringjallë karrierën e tij dhe Roma mund të jetë vendi i përsosur për të, me klubin që shpreson të kthehet përsëri në majë.

Roma përfundoi e shtata në Serie A sezonin e kaluar, 29 pikë prapa kampionit. Skuadra nuk ka fituar trofe që nga viti 2008, kur fitoi Kupën e Italisë.

Lazio dhe Napoli gjithashtu kanë trajnerë të rinj, përkatësisht Maurizio Sarrin dhe Luciano Spallettin.

Atalanta dhe Milani janë klubet e vetme nga shtatë të parët prej sezonit të kaluar që kanë qëndruar me trajner e njëjtë dhe këtë sezon.

Atalanta po rritet si një klub dhe, pasi përfundoi i treti në secilin nga tre sezonet e fundit, Gian Piero Gasperini do të kërkojë të përfitojë nga çrregullimi i skuadrave tjera për të sfiduar për titull.

Related posts

Faqja e UEFA-s reklamon ‘Arenën Kombëtare’, pyet tifozët nëse e din ku gjendet ky stadium që do ta organizojë finalen e Ligës së Konferencës

D V

Conor McGregor jep detajet rreth lëndimit, derisa e quan të jashtëligjshme fitoren e Poirier

D V

Arbër Zeneli i pafat, këput përsëri ligamentet dhe pritet të mungojë shumë gjatë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More