Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Seria italiane që lufton racizmin

Seria “Zero” e platformës “Netflix” që pati premierën gjatë muajit prill, është prodhimi i parë televiziv italian që në ekip ka njerëz me ngjyrë, një pikë e mirë në peizazhin e zymtë të televizionit italian, ku përdorimi i vazhdueshëm i gjuhës dhe i imazheve raciste po ndez protesta të reja.

Përderisa “Zero” është diçka e re në historinë televizive italiane, ekipet e komedisë po e shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të përdorur sharje raciste dhe për të bërë gjeste me sy si satirë.

Transmetuesi kryesor shtetëror RAI është kritikuar për përpjekjet për të censuruar vërejtjet e një reperi italian, që kishte theksuar homofobinë në një parti politike të krahut të djathtë. Dhe nën presionin nga jashtë, RAI është kundër – por jo ndalimit të plotë – përdorimit të fytyrave me ngjyrë në komedi.

Gjersa janë ndezur tensionet kulturore , protagonistët e “Zero” shpresojnë që seria – e cila përqendrohet në brezin e dytë të italianëve me ngjyrë dhe bazohet në një roman nga djali i emigrantëve angolezë – do të ndihmojë në përshpejtimin e pranimit të publikut se Italia është shndërruar në vend shumëkulturor.

“Gjithmonë them se Italia është vend që është i lidhur me traditën dhe është më raciste”, ka thënë Antonio Dikele Distefano, që ka qenë njëri nga skenaristët e serisë, gjashtë romanet e të cilit, përfshirë edhe njëri në të cilin është bazuar “Zero”, përqendrohen në jetët e emigrantëve në Itali.

“Jam i bindur se nëpërmjet këtyre gjërave, si shkrimi i romaneve, mundësia për të bërë seriale, gjërat mund të ndryshojnë”, ka thënë ai.

“Zero” është arritje radikale, sepse ofron modele për të rinjtë italianë me ngjyrë që nuk e kanë parë veten të reflektuar në kulturë dhe krijon një dritare për ndryshimet në shoqërinë italiane, ku shumica e popullsisë nuk i ka pranuar.

Aktivistët që e luftojnë racizmin në televizionin italian nënvizojnë faktin se ai u krijua nga “Netflix”, me qendër në Shtetet e Bashkuara dhe me një investim prej 100 milionë dollarësh për ta përmirësuar diversitetin, dhe jo nga ndonjë televizion italian publik ose privat.

“Si një italiane me ngjyrë, kurrë nuk e kam parë veten të përfaqësuar në televizionin italian. Ose kam parë shembuj se si gratë me ngjyrë janë seksualizuar”, ka thënë Sara Lemlem, aktiviste dhe gazetare, që ishte pjesë e një grupi të brezit të dytë të italianëve, që ka protestuar kundër racizmit në televizionin italian.

“Zero,” që e pati premierën më 21 prill, ka arritur të bëhet menjëherë një ndër 10 seritë më të shikuara në “Netflix” në Itali.

Postime të ngjashme

Dua Lipa duket sensuale me veshjen ngjyrë portokalli për një ndejë në West Hollywood

Lea Muslija

Rozana Radi vjen me imazhe të ‘nxehta’ nga pushimet

Lea Muslija

Jennifer Garner u shfaq me humor të mirë ndërsa dilte për darkë me regjisorin JJ Abrams dhe Katie McGrath

Lea Muslija

Cheryl pranon se pushimi i saj një vjeçar nga rrjetet sociale ishte ‘gjëja më e mirë’ për të

Lea Muslija

Anastasia Karanikolaou vë në plan të parë barkun e tonifikuar derisa arrin në një ditëlindje

Lea Muslija

Në romancën me J.Lo, Ben Affleck nuk harron të iu dedikojë kohë edhe fëmijëve

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...