Seriali “Peaky Blinders” do të ketë një sezon të ri dhe xhirimet duhet të fillojnë këtë verë.
Sezoni i ri do të zhvillohet në vitin 1950 dhe drejtuesit e BBC shpresojnë ta transmetojnë atë vitin e ardhshëm për të ndërtuar mbi interesin e ripërtërirë që pritet pas publikimit të “Peaky Blinders: The Immortal Man”, sipas Sun.
Sezoni i gjashtë përfundoi në vitet 1930 dhe filmi zhvillohet gjatë Luftës së Dytë Botërore, kështu që sezoni tjetër do të zhvillohet disa vite më parë.
Episodet e reja pritet të vazhdojnë në vitet 1950, kohën e bandave të dhunshme Teddy Boy dhe ngritjen e binjakëve famëkeq Kray në Londër.
Një burim nga rrjeti televiziv i tha The Sun: “Sezoni i gjashtë duhej të ishte i fundit dhe filmi duhej ta përfundonte historinë”.