Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Sërish bilanc tragjik nga Covid/ Greqi, 89 viktima dhe mbi 2 mijë raste të reja në 24 orët e fundit

Mbetet ende i lartë numri i viktimave si pasojë e Covid-19 në Greqi. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 89 persona, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2606.

Në të njëjtat nivele me ato të javës të kaluar edhe numri i të prekurve gjatë ditës së mërkurë, me 2.186 raste të reja numri i përgjithshëm ka shkuar në 110.000 infektime.

Vatra më e madhe e rasteve ditore është Selaniku i ndjekur nga Athina dhe Larisa. Ndërkohe ka perseri rritje te numrit te te intubuarve qe kane shkuar ne 613. Ndërsa ne aspektin politik partitë kane filluar polemika te ashpra mbi përballimin e valës se dyte te pandemisë.

Të dhëna shume interesante përmban një sondazh i Gazetës se Redaktoreve. 55% e te intervistuarve  vlerësojnë negativisht  menaxhimin e pandemisë nga qeveria , nderkohe qe ne valen e pare 80% e njerëzve dhanë vlerësim pozitiv për qeverinë.

Gjithashtu 65% besojnë se qeveria nuk bëri gjithçka që ishte e mundur për të parandaluar lockdown-in  e dytë.

55% vlerësojnë se qeveria i menaxhoi spitalet ne mënyre negative dhe 58% ka te njëjtin mendim edhe për funksionimin e shkollave apo edhe te menaxhimit te situatës per bizneset e vogla te cilat u mbyllen. Gati nje ne shtate greke vlerëson se sistemi kombëtar i shëndetit nuk ishte i përgatitur të përballonte pandeminë. Por ndërkohe 63% thonë se patjetër  do ta bejne vaksinën kundër koronavirusit.

Megjithese nje vend me karakter te theksuar fetar, 72% e te intervistuarve konsiderojnë të papërgjegjshëm qëndrimin e Kishës gjate pandemisë. Karakteristik eshte edhe fakti se vërtet 56% thonë se nuk janë aspak të kënaqur me punën e qeverise konservatore te Demokracisë së Re , por edhe 52% besojnë se edhe nje qeveri e SYRIZES do të menaxhonte keq pandeminë.

Postime të ngjashme

Forcimi i aleancës SHBA-Japoni e shqetëson Kinën

N E

Së shpejti vaksina “Sputnik V” do të prodhohet në Serbi

N E

Turqai me numër rekord të rasteve me Kovid-19

N E

Rusia mirëpret ftesën e SHBA, por kritikon sanksionet

N E

Rusia do të dëbojë 10 diplomatë amerikanë

N E

Franca, Gjermani dhe Ukraina kërkojnë tërheqjen e trupave ruse nga kufiri

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...