Shkup, 19 janar – Duket se kjo është zgjidhja për fundjava për shtetasit e Maqedonisë së Veriut. Kjo së paku mund të kuptohet nga kolonat e shpeshta, të cilat janë më të gjata gjatë ditëve të fundjavës në kufirin e Bllacës dhe Hanit të Elezit, të cilat lidhin dy shtetet që tashmë dihen se kanë edhe lidhje të shumta farefisnore.
Situatë e ngjashme është parë edhe sot dhe mund të vërehet edhe nga fotografitë që vijnë nga atje.
Kolona e veturave për të hyrë në Kosovë ka filluar që nga pika kyçëse e terminalit doganor në Bllacë.
Derisa kufijtë e tjerë të vendit janë “liruar” nga kolonat e gjata, pasi mërgimtarët janë kthyer në vendet e tyre të punës pas pushimet që kaluan në vendlindje, duket se Bllaca dhe Hani i Elezit do ta vazhdojnë “avazin” e vjetër – të përballen me fluks të madh të udhëtarëve.