Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Sërish numër rekord i të infektuarve, kanë filluar masat e reja

Zhurnal Ads

Shkup, 30 tetor, zhurnal.mk – Edhe 862 raste të reja të infektimit me Kovid-19 u regjistruan dje kur zyrtarisht hynë në fuqi masat e reja, të cilat përfshijnë mbajtjen e maskës edhe në ambient të hapur, ndalimin e grupimit në ambient ​​të hapur, si dhe vetëizolimin e detyrueshëm gjatë periudhës së testimit.

Po rritet numri i të infektuarve, ndërsa edhe i të vdekurve po rritet, ndërsa po plotësohen edhe kapacitetet spitalore. Në spitalet gjithsej janë të hospitalizuar 669 persona, në mbështetje oksigjeni janë 110, ndërsa dy janë në respirator.

Autoritetet vazhdimisht apelojnë të respektohen masat, ndërsa paralajmërojnë edhe sanksione për moszbatimin e tyre. Dënimi për mosmbajtjen e maskës është 20 euro, ndërsa për grupim pas orës 22 është 500 euro.

Mbajta e maskës në ambient të hapur do të ketë përjashtime për sportet në natyrë, gjatë drejtimit të makinës private, nëse shoferi është vetëm ose me një person që jeton në bashkësi, gjatë qëndrimit në oborr në një shtëpi familjare me njerëz nga e njëjta familje, ose në një objekt hotelierik ku zbatohen protokollet specifike të mbrojtjes.

Ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Popullatës nga Sëmundjet Infektive të miratuara dje, vendimet e Qeverisë të miratuara sipas rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive në tërë periudhën e kaluar, sipas autoriteteve synojnë mbrojtjen maksimale të shëndetit të qytetarëve si një përparësi kryesore pa llogarit me ndonjë mbrojtje tjetër në lidhje me aspektet ekonomike ose disa aspekte të tjera shoqërore në vend.

Në atë kuptim, siç theksoi dje Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tani për tani nuk nevojiten kurrfarë ndryshimesh të tjera ligjore, e as diçka tjetër që do të na mundësonte vendosjen e disa masave shtesë me qëllim mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve. Kjo pako e masave, e cila tani është në fuqi është pako e masave e cila shfrytëzohet në të gjitha vendet evropiane.

Ministri siguroi dje se ka mjaft kapacitete spitalore dhe se e gjithë Qendra Klinike është në gjendje mobilizimi. Filipçe mbajti takim me drejtorët e të gjitha klinikave interne, ndërsa në listën e mjekëve dhe infermierëve janë të gjithë mjekët dhe infermierët e punësuar nga klinikat dhe nëse është e nevojshme do të punojnë në kapacitete shtesë.

Meqenëse spitali modular është pothuajse i plotë, janë siguruar shtretër shtesë spitalorë për Institutin për Sëmundjet e Mushkërive, në kuadër të më shumë klinikave interne, si dhe klinikave të dermatologjisë dhe neurologjisë, ku ka qasje në furnizimin qendror të oksigjenit. Brenda spitaleve të tjera, gjithandej janë liruar departamentet interne dhe është vendosur i gjithë personeli në mobilizim.

Qytetarët, sipas Filipçes, duhet të jenë të qetë, dhe se askush nuk do të mbetet pa kujdes shëndetësor dhe shërbim mjekësor. Apelon që të respektohen masat e reja.

“Masat që tani janë në fuqi po zbatohen në të gjithë Evropën. Kapaciteti i kufizuar i mbushjes në transportin publik, mbajtja e detyrueshme e maskave në ambient të hapur, mbyllja e objekteve të hotelierisë në orën 23:00, rekomandimi për të punuar nga shtëpia dhe onlajn, është diçka që nëse respektohet mund ta zvogëlojë seriozisht transmetimin e virusit”, theksoi Filipçe.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 29 558, numri i të shëruarve është 19 994, i të vdekurve 977, ndërsa numri i rasteve aktive është 8587, prej të cilëve pothuajse gjysma janë nga Shkupi.

Deri më tani në vend janë realizuar gjithsej 243.357 testime të Kovid-19.

Prej javës së ardhshme Qendra e Shëndetit Publik Shkup do të fillojë me përpunimin e testeve të shpejta. Ato do të japin 99.6 për qind saktësi të rezultatit, dhe do të kushtojnë 1000 denarë.

Siç kumtoi dje dr. Viktor Isijanovski, drejtor i Qendrës Shëndetësore Shkup dhe anëtar i Komisionit për Sëmundjet Infektive, rezultatet nga testet e shpejta zgjasin 15 deri 20 minuta. Testime të tilla, siç shpjegoi ai, nuk janë aplikuar deri më tani në vendin tonë. Testet, thotë ai, janë aprovuar nga OBSH, konkretisht nga kompania Abbott dhe janë regjistruar në vendin tonë.

Në botë numri i të infektuarve me koronavirus nga fillimi i pandemisë tejkaloi 45 milionë njerëz. Janë shëruar 33 milionë, ndërsa betejën me Kovid-19 e kanë humbur 1,2 milionë. Aktivë në sëmundjen për momentin janë 11,13 milionë njerëz.

Numra rekord të të infektuarve dhe të vdekurve këto ditë regjistrohen në të gjitha vendet në rajon. Situata është shqetësuese në të gjithë Evropën, prandaj po futen masa të rrepta kufizuese. Evropa dje e tejkaloi pragun e 10 milionë rasteve të koronavirusit, pasi vetëm në shtatë ditët e kaluara janë regjistruar 1,5 milionë të infektuar të rinj.

Numri i të hospitalizuarve është rritur në 10 të hospitalizuar për 100.000 banorë, nivel që nuk është vërejtur pranverën e kaluar gjatë valës së parë të Kovid-19. Ndjeshëm është rritur edhe shkalla e vdekshmërisë, dhe javën e kaluar shënon rritje prej 32 për qind në gjithë Evropën.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Zdravev: Për të kryer gjykimet online, duhet fillimisht pajisje teknologjike

T E

VMRO-DPMNE: Qeveria le ti rrënojë objektet e egra në Matkë, Kala dhe Ohër së bashku me atë tek Mavrovasja

Z H

Jep dorëheqje drejtori i Klinikës Ortopedike, Viktor Kamnar

E.E.

Ministri Shëndetësisë, Filipçe falënderon qytetarët për durimin dhe respektimin e masave

R ZH

Muajin e kaluar janë shqiptuar rreth 24 mijë gjoba për mosmbajtje të maskës

E.E.

Rast social/Nëna Miradije nga Shkupi ka ëndërr të sigurojë një shtëpi për djalin

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...