Rrëshqitje dheu në qytetin Gjerdrum, në veri të Oslos, Norvegji, ka pasur edhe sot, me ç’rast janë ndërprerë kërkimet për gjetjen e të humburve nga rrëshqitja e dheut.
Kërkimi për të mbijetuarit nga rrëshqitja e dheut në Gjerdrum të Norvegjisë është ndaluar nga shkaku se sërish pati rrëshqitje të dheut, ndonëse me intenzitet më të vogël, njofton SvD, transmeton RTKLive.
Nga kjo rrëshqitje dheu nuk njoftohet për ndonjë të lënduar.
“Ka ndodhur një rrëshqitje dheu ndërsa po bënim gërmime për të pagjeturit, jo fort larg nga vendi I ngjarjes”, deklaroi shefi i policisë lokale, Roy Alkvist./RTKLive