Agjencia Zhurnal.mk

Sërish zbulohen emigrantë në një furgon, vozitësi është arratisur

Në datën 12.08.2020 rreth orës 18.00, në autostradën Shtip – Sh.Nikollë, më saktë në vendin e quajtur f.Krividoll, zyrtarë policorë kanë vërejtur automjetin transportues “Mercedes Vito”, me targa provë, pas çka i njejti është ndalur në autostradë, ndërsa vozitësi dhe bashkëudhëtari janë arratisur. Gjatë kontrollit të automjetit janë zbuluar 25 emigrantë edhe atë 19 nga Pakistani, 5 nga Afganistani dhe një nga India, të cilët janë dorëzuar në Qendrën transitore pranuese “Vinojug” për procedurë të mëtutjeshme. Po punohet në zbardhjen e rrastit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...