Kosovë

Serwer: Nëse nuk e njeh Kosovën, Serbia do ketë pengesa për anëtarësim në BE

Zhurnal Ads

Njohësi i çështjeve të Ballkanit nga Uashingtoni, njëherësh edhe profesor i Universitetit “Johns Hopkins”, Daniel Serwer, është deklaruar rreth negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat po zhvillohen në Shtëpinë e Bardhë, njofton Insajderi.

Serwer ka thënë se mosnjohja e shtetit të Kosovës, do ta vendosë Serbinë në një pozicion të vështirë, ku do të përballet me një problem të vazhdueshëm dhe do të ketë pengesë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Nëse nuk e njeh Kosovën, ajo do ta vendosë Serbinë në një pozitë të vështirë, ajo do të përballet me një problem të vazhdueshëm që anon nga pala nacionaliste dhe mund të jetë një pengesë për anëtarësimin në Bashkimin Europian”.

”Aleksandar Vuçiq mund të kërkojë diçka nga BE në këmbim, mbase ai do të kërkojë paratë nga SHBA, ose ndoshta hyrje më të shpejtë në BE, Prishtina mund t’i japë Serbisë shumë pak që nuk i ka dhënë tashmë..”, ka thënë Serwer.

Në një intervistë për Al Jazeera, analisti amerikan ka përmendur edhe idenë e ndryshimit të kufijvë, për të cilën thotë se rrezik në spastrim etnik.

”Shkëmbimi i territoreve do të çonte në spastrim etnik, jo vetëm në Serbi dhe Kosovë por edhe në Bosnjë dhe Maqedoni dhe mund të ndikojë në Moldavi, Gjeorgji, Ukrainë … Pse do ta bënim atë? “, deklaron, Daniel Serwer.

Postime të ngjashme

48 raste të reja me COVID 19 në Kosovë

admin

​Aksion para Kuvendit, kërkohet tërheqja e Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së

admin

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 20 pacientë me COVID-19, një në gjendje të rëndë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...