Shkup, 18 janar – Nga fundi i këtij muaji apo më së voni në javën e parë të shkurtit Qeveria do të dalë me setin të masave antikrizë, kumtoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Në vijim janë, tha Bekteshi, konsultimet me odat ekonomike dhe me të gjitha palët e prekura, që të miratohen zgjidhje sa më efikase.
Ministri vlerësoi se katër pakot e deritanishme e dhanë rezultatin e pritur, edhe në pjesën e rritjes së likuiditetit të kompanive edhe në pjesën e ruajtjes së vendeve të punës.
“Për momentin bisedojmë, masat nuk janë dizajnuar saktësisht. Kemi propozime të ndryshme, por në suaza të mundësive dhe mjeteve buxhetore të alokuara për programin Kovid dhe gjithsesi, pas takimeve me odat ekonomike, do të dalim dhe bashkërisht do t’i prezantojmë”, thonë nga Ministria e Ekonomisë, përcjell Zhurnal.mk
Për sektorët më të prekur, si turistik dhe ai hotelerik, shtoi se “gjithsesi do të ketë masa, por si do të duken, do të duhet fillimisht të priten të gjitha propozimet nga odat ekonomike”. (Zhurnal.mk)