Agjencia Zhurnal.mk

Setien nuk do t’i kërkojë falje Griezmannit për inkuadrimin e vonshëm në lojë që i bëri në barazimin ndaj Atleticos

Quique Setien ka thënë se nëse do të inkuadronte më herët Antoine Griezmannin në lojë, do të destabilizonte lojën e Barcelonës në barazimin 2-2 ndaj Atletico Madridit në fundjavën që shkoi.

Anësori francez u inkuadrua në lojë në minutat shtesë të pjesës së dytë, duke mos arritur të ndihmonte skuadrën e tij.

Griezmann luajti për vetëm tre minuta kundër ish-skuadrës së tij, ndërsa Setien deklaroi pas ndeshjes se jo për të gjithë kishte hapësirë në atë takim.

“Problemi është se jo të gjithë mund të luajnë në një takim”, ka thënë ai pas barazimit në javën e 33-të në La Liga.

“Ne duhet të marrim vendime të tjera. Ndoshta nuk ishte e logjikshme të hynte në fushë atëherë, por do të ishte edhe më keq nëse do të ndodhte edhe më herët”.

“Një lojtar si ai, mund të bëjë çdo gjë. Unë nuk e inkuadrova në lojë më herët, pasi Riqui Puig po luante mirë dhe Luis Suarez e Lionel Messi duhej të ishin në fushë pa e destabilizuar lojën tonë”, ka shtuar më tej Setien.

Për Barcelonën, ky ishte barazimi i dytë me radhë, pas atij të Celta Vigos që përfundoi m rezultat të ngjashëm në javën e 32-të.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!