Agjencia Zhurnal.mk

Setien s’e fajëson Fatin për kartonin e kuq

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ka insistuar se ai nuk e fajëson Ansu Fatin pasi ylli i talentuar u ndëshkua me karton të kuq në fitoren me rezultat 1:0 të skuadrës së tij kundër Espanyolit.

Ansu Fati hyri në lojë si zëvendësim në pjesën e dytë të ndeshjes, kur rezultati ishte ende baras. Por, vetëm pesë minuta pasi hyri në lojë, adoleshenti doli jashtë pasi u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje ndaj Fernando Caleros, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Barcelona arriti ta marrë fitoren në këtë ndeshje për shkak të një goli të shënuar nga Luis Suarez dhe Setien ishte i kënaqur me reagimin e Fatit ndaj ndëshkimit që e mori.

“Ai ishte shumë i përulur më vonë. Erdhi për të më folur. Ai ndihej shumë keq për gjithçka që kishte ndodhur”, ka thënë Setien.

“Ai nuk ishte provokuar, kishte shkuar për ta fituar topin. Pasi e shikova, ndërhyrja dukej më e ashpër sesa që ishte në fakt. Ai është një moment që mund të ishte shmangur. Unë i thashë që duhet të ketë kujdes për vendosjen e këmbës së tij kur të bëjë ndërhyrje në mënyrë që të mos ketë kontakt, por vendimi ishte marrë”.

“Atij do t’i ndikojë kjo dhe do ta shohim se çfarë dënimi do t’i caktohet nga Federata, por është një moment për të cilin nuk e fajësoj”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!