Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Sfidat e luftimit të terrorizmit në rajonin e Xinjiang-ut

Rajoni kinez i Xinjiang-ut ka një nga rrugët e para dhe më të rëndësishme tregtare në botë e njohur si Rruga e Mëndafshit, e cila lidhte qytetërimin e lashtë kinez me Perëndimin përmes kontinentit Euroaziatik.

Ky rajon i begatë nuk ka gëzuar gjithmonë qetësi. Mijëra sulme terroriste nga viti 1990 deri në 2016-n u morën jetën një numri të madh njerëzish të pafajshëm dhe qindra oficerëve të policisë. Sulme dhe bombardime të tmerrshme shkatërruan këtë rajon, duke i lënë njerëzit të tronditur, në hidhërim dhe në panik. Dëmi ishte i pallogaritshëm ndërsa stabiliteti në rajon u përkeqësua shpejt. Autoritetet janë përpjekur shumë për të rivendosur paqen në këtë rajon.

CGTN- ka përgatitur një cikël dokumentarësh për luftën ndaj terrorizmit në rajonin e Xinjiang-ut.
Dokumentari “Lufta nëpër hije: Sfidat e luftimit të terrorizmit në Xinjiang” – i fundit i tetralologjisë – ekspozon mendimin ekstremist dhe sfidat me të cilat u përball Kina në trajtimin e terrorizmit brenda dhe jashtë rajonit të Xinjiang-ut.

Dokumentari zbulon metodat e përdorura nga forcat ekstremiste dhe separatiste duke përfshirë “Njerëzit me dy fytyra” midis zyrtarëve të lartë të rajonit, si dhe mënyrën e depërtimit të dhunës dhe urrejtjes në rajon. Po ashtu, dokumentari tregon vështirësitë e mëdha që oficerët e policisë kanë kaluar për dekada.

Gjatë katër viteve të fundit, dhuna është zhdukur, duke i hapur rrugën urbanizimit të shpejtë dhe rritjes ekonomike. Siguria dhe qetësia nuk arrihen lehtë, por kjo është vetëm një fitore paraprake në luftën e Kinës kundër terrorizmit.
Dokumentari zgjat 55 minuta dhe është i ndarë në katër pjesë: “Rrjeti”, “Armiqtë brenda”, “Librat shkollorë” dhe “Duart e zeza”.

Postime të ngjashme

Spanja do të falë politikanët e dënuar katalanas

Dafina Vidishiqi

India vaksinoi mbi 8 milionë njerëz në një ditë

Dafina Vidishiqi

SHBA, BE, Kanadaja dhe Britania, sanksione të përbashkëta kundër Bjellorusisë

Dafina Vidishiqi

Vuçiq pritet të flasë para deputetëve për dialogun me Kosovën – por çfarë kishte thënë në vitin 2019?

Dafina Vidishiqi

Kryeministri britanik: Besojmë se më 19 korrik do të kemi lehtësim të masave kundër COVID-19

Dafina Vidishiqi

Rusia ndalon një OJQ arsimore amerikane

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...