Shkup, 7 prill – Prej sot është aktive www.postashop.mk – dyqani i parë elektronik i SH.A. “Posta e Maqedonisë së Veriut””, kumtuan nga “Posta e Maqedonisë së Veriut”.
Konsumatorët tani mund të zgjedhin midis më shumë se 60 artikujve të ndryshëm nga marka të shumta vendase dhe të huaja, thonë ata.
“Tregtia onlajn është vazhdimisht në rritje në të gjithë botën, veçanërisht vitin e kaluar kur të gjithë u përballëm me rreziqet e shkaktuara nga pandemia Kovid-19. Të dhënat zyrtare tregojnë një rritje prej 135 për qind të vlerës së transaksioneve të realizuara onlajn në pikat onlajn të shitjes të Maqedonisë në vitin 2020 në krahasim me vitin 2019. Ky është një potencial që ne si Post planifikojmë ta përdorim plotësisht, ndërsa platforma e re është vetëm fillimi i risive që ne i parashikojmë në këtë drejtim”, tha Jani Makraduli, drejtor i përgjithshëm i Postës.
Nga kompania thonë se “Posta Shop” është një shans për të gjithë, veçanërisht për kompanitë e vogla të kenë e-platformë, ndërsa për të gjithë filatelistët platforma ofron edhe mundësi për të blerë pulla postare. Dorëzimi bëhet si një dërgesë e shpejtë përmes shërbimit EMS, ndërsa afati i fundit për dorëzim është 24 orë në Shkup dhe 48 orë në të gjithë Republikën, pa llogaritur ditën e marrjes së porosisë.
“Edhe 10 produkte tjera në ditët në vijim do të bëhen pjesë e ofertës së dyqanit tonë onlajn, ndërsa në fazën finale vetëm për momentin janë 7 kontrata që Posta i lidh me bashkëpunëtorë të rinj. Ne vazhdojmë me një ritëm të fortë për t’i ndjekur dhe prezantuar të gjitha trendet ndërkombëtare, dhe kështu do ta hapim rrugën që Posta të bëhet një furnizues kryesor në trafikun e paketave vendase”, theksoi Makraduli.
Posta gjatë muajit të kaluar e rinovoi edhe mundësinë për të kryer shërbime të operacioneve të pagesave në mbi 300 njësi postare në të gjithë vendin, duke pasuruar kështu gamën e saj të shërbimeve për konsumatorët, duke kontribuar në zvogëlimin e turmave para bankave për pagesën e faturave, si dhe duke e bërë këtë shërbim të disponueshëm edhe në vende ku qytetarët dhe kompanitë nuk kanë mënyrë alternative për të kryer shërbime të tilla.