Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Sh.F. “Imri Elezi” së shpejti me himn kushtuar vet dëshmorit Imri Elezi

Shkup, 26 janar – Zhurnal.mk – Shkolla fillore “Imri Elezi” së shpejti do të bëhet me himn. Për këtë do të përkujdesen kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu, si dhe arsimtari i muzikës në këtë shkollë, Nehat Curri.

Himni i shkollës do t’i kushtohet më tepër jetës dhe veprës të dëshmorit të kombit Imri Elezi.

Në këtë mënyrë, siç shprehet kryetari Ganiu, do të jetë i freskët gjithmonë kujtimi për heroin Imri Elezi.

“Në takimin e sotëm të punës që e realizova me z. Nehat Curri, profesorin e nderuar të arsimit muzikor në shkollën fillore “Imri Elezi” u dakorduam që të realizojmë projektin e përbashkët për krijimin e himnit të shkollës me tekst që i kushtohet jetës dhe veprës së dëshmorit të kombit Imri Elezi.
Kështu do ta ruajmë gjithmonë të freskët kujtimin për sakrificën heroike të Imriut ndër breza”, ka shkruar Ganiu.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Llajka: Vala e nxehtësisë ndikon edhe ndaj kafshëve, qytetarët të kenë kujdes me kanakarët e tyre

Z H

Normalizohet komunikacioni hekurudhor, makinistët e kanë ndërprerë bojkotin

Z H

Sllovenia dërgon 16 automjete dhe 46 zjarrfikës

Z H

Promovohet pulla postare kushtuar 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit

Z H

Zhurnal mëson / Pas 22 viteve, Policia Pyjore në Shkup me udhëheqës shqiptar

R Zh

Lëshohet në përdorim aplikacioni CommoPass për udhëtim jashtë vendit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...